×
vizitë, 2013

Delegacioni i Rusisë ka ndërmend të vizitojë më 17 janar burgun amerikan në Gjirin e Guantanamos në Kubë për t'u takuar me të burgosurin rus Ravil Mingazov, i cili mbahet i ngujuar atje që prej më shumë se 10 vjetësh, deklaroi Komisioneri i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit Konstantin Dollgov.

Asistenti i Presidentit të Rusisë Vladimir Putin, Andrei Bjellousov, ka pranuar mundësinë e dhënies së kredisë ruse për Ukrainën.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të vizitojë më 11 dhjetor Iranin, njofton MPJ-ja e Federatës Ruse.

Ambasadori i Republikës së Guatemalës në Federatën Ruse, Zoti Estuardo Meneses Coronado, vizitoi sot Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" dhe zhvilloi një takim pune me lidershipin e Redaksisë së Transmetimit të Emisioneve për vendet e Evropës dhe Amerikës Latine.

Presidenti i Ukrainës Viktor Janukoviç u nis me vizitën e vet të planifikuar zyrtare në Kinë, pavarësisht shqyrtimit në parlamentin ukrainas të çështjes së mocionit të mosbesimit të qeverisë, njoftoi një burim në administratën presidenciale.

Prej të gjitha vendeve evropiane, pikërisht me Greqinë Rusia ka bashkëpunimin më të avancuar tekniko-ushtarak. Përkundër presionit që ushtrohet mbi ta nga ana e BE-së dhe NATO-s, grekët vazhdojnë të blejnë teknikë ushtarake ruse. Përse janë kaq atraktive për Athinën produktet tona ushtarake dhe çfarë mund të pritet nga vizita e ardhshme e Ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu në Greqi?

Koalicioni Kombëtar i Sirisë do të vijë në Moskë në të ardhmen e afërt, shprehet me siguri Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Mihaill Bogdanov.

Presidenti Vladimir Putin në kuadër të vizitës së tij dy-ditore në Itali u takua më 25 nëntor me Papa Françeskun, Presidentin e Republikës Giorgio Napolitano dhe të Dërguarin e posaçëm të OKB-së për rajonin e Sahel të Afrikës, Romano Prodi. Vizita e Udhëheqësit rus në Itali ka ngjallur një interes mjaft të madh që para fillimit të saj.

Sot pritet të mbërrijë në Moskë me një vizitë të shkurtër pune Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu. Është e qartë se çështja kryesore, që do të diskutohet në kryeqytetin rus gjatë saj, do të jetë "problemi bërthamor" i Iranit. Vizita e tij do të zhvillohet në prag të takimit të ri të "Gjashtëshes" së ndërmjetësve ndërkombëtarë me zyrtarët iranianë në Gjenevë më 21-22 nëntor.

Koalicioni Kombëtar i forcave opozitare dhe revolucionare të Sirisë është i gatshëm të dërgojë një delegacion në bisedimet në Moskë, por jo në afatet e propozuara nga pala ruse, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Koalicionit Kombëtar, Badr Jamus.

Sekretari i Përgjithshëm i Koalicionit Kombëtar të opozitës siriane dhe forcave revolucionare të Sirisë, Badr Jamus, konfirmoi marrjen e ftesës nga ana e Rusisë për të vizituar Moskën më 18-21 nëntor.

Koalicioni Kombëtar i Forcave Opozitare dhe Revolucionare të Sirisë ka marrë një ftesë zyrtare për të vizituar Rusinë.

Kompanitë më të mëdha shtetërore ruse - "Gazprom", "Rosneft", "Gazprom neft" dhe "Zarubezhneft" - nënshkruan një sërë marrëveshjesh në sferat e naftës dhe gazit në Vjetnam gjatë vizitës në vend të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shumë mundësi të zhvillojë një takim me Papa Françeskun në fund të nëntorit, njoftoi ditën e enjte Sekretari për shtyp i Kryetarit të shtetit, Dimitri Peskov.

Barack Obama ka marrë një propozim për të vizituar Rusinë, i cili vazhdon të mbetet ende në fuqi, deklaroi Përfaqësuesi zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Aleksandër Llukasheviç.

Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti sot në ishullin indonezian të Balit, ku më 7-8 tetor do të marrë pjesë në samitin e liderëve të vendeve të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC).

Presidenti çek Milos Zeman të dielën mbërriti për një vizitë 4-ditore në Izrael.

Presidenti i SHBA-së Barack Obama anuloi vizitën e tij në Malajzi, me qëllim që t’ja kushtojë këtë kohë zgjidhjes së problemeve financiare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njoftoi përfaqësuesi i Kryeministrit të Malajzisë, Najib Tun Razak.

Ministri i Jashtëm i Indisë Salman Khurshid do të mbërrijë në Rusi për një vizitë zyrtare më 2-4 tetor, deklaroi Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Aleksandër Llukasheviç.

Presidenti i Finlandës Sauli Niinisto javën e ardhshme do të vizitojë Rusinë dhe do të marrë pjesë në Forumin e tretë Ndërkombëtar Arktik në Salekhard.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29