×
shkencëtarët, Dhjetor 2013

Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar nën mbulesën e trashë të akullt të Groenlandës një rezervuar gjigand uji të ëmbël.

Mungesa e konseguencës në zbatimin e Marrëveshjes për mospërhapjen e armës bërthamore pengon zhvillimin e luftës kundër përhapjes së armëve bërthamore në botë, deklaroi për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" Profesor nderi në Institute of Technology të Massachusetts, filozofi i famshëm amerikan dhe gjuhëtari Noam Chomsky.

Shkencëtarët nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë (SHBA) propozuan kufij të rinj të zonës së banueshme për planete të tipit të Tokës. Duke u bazuar në koeficientët e saktësuar të gllabërimit të molekulave të ujit dhe dioksidit të karbonit, ata arritën në përfundimin se planetet potencialisht "të banueshme" duhen kërkuar larg nga yjet dhe jo siç mendohej më parë.

Sipas një studimi të shkencëtarëve australianë, ushqimi jo i shëndetshëm fillon të ndikojë shumë shpejt në funksionet njohëse (kognitive) të trurit, në veçanti ai prek kujtesën.

Shkencëtarët rusë kanë zbuluar se gërhitja i shkakton njeriut stres të rëndë, i cili është i mbarsur me ndryshime serioze patologjike në organizmin e tij. Gërhitja çon në mungesën e oksigjenit, çka provokon në vetvete shkatërrimin e lipideve që hyjnë në përbërjen e të gjitha qelizave të gjalla.

Njerëzit të cilët konsumojnë rregullisht pije alkoolike jetojnë më gjatë se sa abstenuesit e tyre. Njerëzit që pijnë i kanë nervat më të forta, enët e gjakut më elastike dhe për ta jeta është shumë më e gëzueshme. Në këto konkluzione arritën shkencëtarët amerikanë duke u bazuar në rezultatet e eksperimentit të tyre 20-vjeçar.

Një tjetër tërmet në Japoni mund të marrë jetët e më shumë se 300 mijë njerëzve. Një parashikim i tillë i shkencëtarëve u publikua nga qeverina japoneze.

Shkencëtarët amerikanë kanë prezantuar raportin e parë të hollësishëm mbi rrezatimin në sipërfaqen e Marsit. Ai bazohet në të dhënat e mbledhura nga detektori i vlerësimit të rrezatimit, i cili është instaluar në Mars Rover "Curiosity", për 300 ditët e para të misionit.

Studimi i shkencëtarëve nga Universiteti i Tel Avivit përmblodhi në bazë shkencore hezitimin e femrave në shekullin XXI për të patur fëmijë: rezulton se procesi i lindjes është kaq i vështirë për gjininë e mrekullueshme, sa që depresioni post-natal është i krahasueshëm me stresin post-traumatik, specifik për pjesëmarrësit në veprimet luftarake, viktimat e përdhunimit dhe akteve terroriste.

Shkencëtarët ekonomistë francezë, respektivisht Madeleine dhe Vladimir Andreff, vlerësuan shanset e vendeve për një performance të suksesshme në Soçi, ku në shkurt do të zhvillohet Olimpiada Dimërore.

Shkencëtarët gjermanë nga Universiteti i Bonit shpikën një medikament kundër pabesisë së mashkujve.

Në brigjet e Jakutisë u zbulua një ishull i panjohur më parë. Atë e pikasën krejt rastësisht ekuipazhet e dy helikopterëve kur po fluturonin mbi Detin Laptev.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
2
3
6
7
8
9
11
12
14
15
17
18
21
22
24
25
26
27
28
29
30
31