×
shkencëtarët, Shtator 2013

Shkencëtarët koreanoveriorë bënë një shpikje të madhe.

Shkencëtarët britanikë i janë afruar shumë krijimit të një vaksinë universale kundër gripit, e cila do të jetë në gjendje të ofrojë mbrojtjen kundër shtameve të reja të gripit të shpendëve dhe derrit.

Studiuesit nga shkolla e lartë teknologjike zviceriane e Zyrihut dhe Universiteti i Majamit besojnë se ata kanë mundur të gjejnë shenja të ekzistencës së vrimave të zeza jo vetëm në kozmos​​, por edhe në tokë.

Shkencëtarët koreano-veriorë janë në gjendje të prodhojnë me forcat e veta komponentët themelorë të centrifugave për pasurimin e uraniumit, të cilat mund të përdoren për prodhimin e armëve bërthamore, mendon eksperti amerikan për çështjet e përhapjes së armëve bërthamore Joshua Pollack.

Këtë vjeshtë në Rusi do të startojë një eksperiment unikal. Shkencëtarët për herë të parë në botë kanë ndërmend të klonojnë një mamuth. Kjo do të mund të realizohet me ndihmën e indeve të buta të gjakut të kafshës të zbuluara rishtazi dhe të ruajtura në ngricën e përhershme, deklarojnë specialistët e Institutit të Ekologjisë së Aplikuar të Veriut në Jakutia.

Armët kimike të fundosura pas Luftës së Dytë Botërore në Detin Balltik, shkaktojnë ndryshime gjenetike tek peshku, pohojnë shkencëtarët nga Polonia. Ata njoftojnë se mijëra bomba dhe predha, që ndodhen në fund të detit, përmbajnë rreth 15 mijë ton substancash të rrezikshme kimike. Ekspertët po përpiqen të zgjedhin nëse duhet të organizojnë ngritjen e municioneve të fundosur apo më mirë të mos i prekin ato.

Më shumë se 200 lloje të reja gjallesash detare zbuluan shkencëtarët nga Rusia dhe Gjermania gjatë dy ekspeditave të përbashkëta shkencoro-kërkimore në Detin e Japonisë dhe brigjet e ishujve Kurile.

Në Indonezi është zbuluar një lloj i ri peshkaqeni: ndryshe nga llojet e tij të ngjashme - të bardhë dhe peshkaqenët tigër - ata nuk notojnë por ecin në fund të detit me ndihmën e pendëve (peshku) të gjera.

Astrofizikanëve rusë, Vjaçesllav Muhanovo dhe Aleksei Starobinsk, u dhanë çmimin më prestigjioz në fushën e kozmologjisë - Çmimin Gruber. 

Një ekip ndërkombëtar studiuesësh i udhëhequr nga biologu evolucionist Sebastien Gagné gjeti prejardhjen gjenetike të shkaktarit të tuberkulozit "Mycobacterium tuberculosis", duke përcaktuar se mikobakteria, ashtu si dhe njerëzimi, e merr origjinën nga Afrika dhe se ka ardhur të paktën 70 mijë vjet më parë.

Meshkujt modernë evropianë janë mesatarisht 10 cm më të gjatë se paraardhësit e tyre, të cilët kanë banuar në këtë kontinent pak më shumë se 100 vjet më parë, deklarojnë shkencëtarët.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
3
5
6
7
8
10
12
13
14
15
17
18
19
20
21
22
23
26
27
28
29