×
shkencëtarët, Gusht 2013

Një grup studiuesish rusë u kthye nga ekspedita në brigjet e liqenit mongol Hyargas Nuur. Rusët kanë provuar të zbulojnë origjinën e gjurmëve, të cilat duken periodikisht në breg të liqenit. Ato mund t’i përkasin ndonjë zvarraniku të madh.

Gjatë fjalimit të tij, në një konferencë në Itali, profesori dhe gjeokimisti Steven Benner deklaroi se me sa duket jeta në Tokë ka lindur si rrjedhojë e pluhurit ose shkëmbinjve të Marsit që u gjendën në hapësirën ​​ndërplanetare pas përplasjes me ndonjë meteorit ose si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm vullkanik.

Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh, që punon në Universitetin e qytetit suedez Lund, njoftoi në lidhje me gjetjen e provës së ekzistencës së elementit super të rëndë të Tabelës së Mendelejevit me numrin atomik 115.

Bashkëpunëtorët e NASA-s regjistruan hedhjen e një mase koronale në Diell. Aktualisht në drejtim të Tokës po zhvendoset një rrjedhë e plazmës diellore me një shpejtësi prej rreth 930 kilometra në sekondë.

Shkencëtarët vërtetuan se majmunët mund të mësohen të zhyten në ujë dhe të notojnë.

Shkencëtarët australianë kanë zhvilluar një ilaç të ri, i cili, siç mendojnë ata, mund të shënojë fillimin e një revolucioni të vërtetë në luftën kundër sëmundjeve onkologjike, deklaroi ditën e enjte Profesori i Universitetit New South Wales në Sidnei, Peter Gunning.

Në Republikën e Tartarstanit pranë lumit Vollga u hap një observator unikal. Teleskopi i tij, i projektuar nga astrofizikanët rusë, përbëhet nga nëntë teleskopë të vegjël dhe mund të monitorojnë vazhdimisht të gjitha pjesët e qiellit. Pajisja e re do të jetë në gjendje për të pikasur madje edhe mbeturinat më të vogla kozmike. Kjo është pjesë e "mburojës" mbrojtëse nga meteoritët, thonë ekspertët.

Hamburgeri i parë në botë i sintetizuar në laborator, i cili u prezantua ditën e hënë në një konferencë shtypi në Londër, është pjesë e projektit të financuar nga njëri prej themeluesve të korporatës amerikane Google, Sergei Brin.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
1
2
3
4
6
7
8
9
10
11
12
13
14
16
17
18
19
20
22
23
24
25
26
27
30
31