×
shkencëtarët, Maj 2013
Paleontologët rusë kanë zbuluar në ishujt e Oqeanit të Ngrirë të Veriut kufomën e një mamuthi femër të ruajtur habitshmërisht mirë. Gjendja e indeve dhe skeletit të saj është pothuajse ideale. Në bazë të tyre mund të studiohet si kurrë ndonjëherë më parë në mënyrë të detajuar anatomia e kafshës së lashtë.
Një asteroid me një diametër prej 2.7 km do të fluturojë të premten pranë Tokës, por ai nuk përbën ndonjë rrezik për planetin tonë, njoftoi NASA.
Indet e buta të ruajtura të kufomës së mamuthit si dhe gjaku i tij
Shkencëtarët kanë gjetur një përdorim të ri të Graphene-it. Në bazë të këtij materiali u arrit të krijohet një lazer pulsues (angl. pulsed laser). Detajet e këtij zbulimi mund të gjenden në revistën "Optics Express".
5 pacientë të paralizuar në Skoci kanë treguar shenja shpresëdhënëse rikuperimi pas kryerjes së një terapie eksperimentale me përdorimin e qelizave burimore (staminale).
Sa serioz është problemi i meteorëve në Hënë? Rusia dhe vendet e tjera kanë ndërmend të ndërtojnë atje baza të banuara afatgjata. Edhe pse në lidhje me rreziqet që i presin atje njerëzit agjencitë hapësinore preferojnë të mos i kujtojnë edhe një herë të tepërt komunitetit ndërkombëtar. Goditja e fundit që iu dha Hënës pak kohë më parë nga një trup qiellor nxorri në pah realitetin e këtij problemi.
Mjekët rusë tashmë mund të studiojnë trurin e njeriut me ndihmën e fushës elektromagnetike. Kjo metodë do të ndihmojë kurimin e sëmundjeve të tilla si epilepsia dhe sëmundja e Parkinsonit.
Pas studimit të imtësishëm të mekanizmave të ndarjes së membranave qelizore do të bëhet i mundur trajtimi i sëmundjeve të rënda neurologjike. Proteina përgjegjëse për këtë ndarje po studiohet nga një grup bioelektrokimistësh nga Rusia, India dhe disa vende të tjera.
Instituti rus i Problemeve Biomjekësore ia hyri punës për studimin e kafshëve që janë kthyer nga kozmosi pas fluturimit me satelitin rus "Bion-M". Ky është një material jashtëzakonisht i vlefshëm, madje i paçmuar për specialistët që merren me studimin e ndikimit të kozmosit në organizmat e gjalla.
Shkencëtarët janë duke planifikuar krijimin e një aparati kozmik për lëshimin e kafshëve në kozmosin e largët, njoftoi sot Kërkuesi kryesor shkencor i Institutit të Problemeve Biomjekësore të Akademisë ruse të Shkencave, Eugjeni Ilin.
Kompania japoneze Hitachi Zosen, së bashku me ekspertë nga Universiteti i Kiotos, ka zhvilluar një sistem të ri të pritave nga cunami, i cili reagon automatikisht ndaj goditjes së valës dhe vonon përhapjen e vërshimin e rrjedhës së ujit.
Specialistët e Qendrës së Virologjisë të Novosibirsk-ut dhe bioteknologët do të angazhohen në zhvillimin e vaksinës kundër virusit vdekjeprurës H7N9. Shtami i tij u soll tashmë nga Kina në Rusi. Ndërkohë në Kinë janë infektuar më shumë se 130 njerëz. 36 prej tyre vdiqën.
Specialistët nga Rusia dhe Gjermania do të ndërmarrin një ekspeditë, e cila shtron si pikësynim zbulimin e historisë së liqenit më të thellë të Jakutisë (Yakutia) - Republikës polare në Siberinë lindore. Asnjëherë më parë liqeni Toko i Madh (russ. озеро Большое Токо; angl. Lake Big Toco) nuk është studiuar nga shkencëtarët.
Në Primorje u morën rezultate sensacionale në lidhje me numrin e leopardëve të Lindjes së Largët (Rusi). Kafshët e mrekullueshme me gëzof pulla-pulla rezultuan të jenë rreth 50. Vetëm 5 vjet më parë të tillë ishin gjithsej 30 syresh. Shkencëtarët pohojnë: leopardi e ka kaluar tashmë nivelin e rrezikshëm të zhdukjes si specie.
"OKA-T" - kështu është quajtur zhvillimi i përbashkët i shkencëtarëve nga qyteti i Perm (në ultësirën e Uraleve) dhe Korporatës raketoro-kozmike ruse "Energjia" (russ. “Энергия”).

Sovraniteti i Japonisë mbi Ishujt Ryukyu, përfshirë këtu edhe Ishullin Okinawa, ësht

Puna e përbashkët e shkencëtarëve rusë dhe meksikanë p
Tre të katërtat e qytetarëve rusë e konsiderojnë veten njerëz absolutisht të lumtur. Të dhëna të tilla përmbahen në studimin e kryer nga Qendra mbarëruse e Studimit të Opinionit Publik (russ. ВЦИОМ-VCIOM).
Fituesi i çmimit Nobel, biokimisti belg Christian de Duve, u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare me anë të aplikimit të eutanazisë. Kjo u njoftua sot nga mediat belge.
Shkencëtarët oqeanologë rusë janë shumë të shqetësuar në lidhje me faktin se Deti Balltik mund të shndërrohet së shpejti në një moçal të vërtetë. Fajtore kryesore për këtë mënxyrë është rritja shumë e shpejtë e algave.
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Maj 2013
Kalendari i ngjarjeve
Maj 2013
4
5
11
12
13
14
15
17
18
19
20
21
25
26
28
29
31