×
shkencëtarët, 2013

Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar nën mbulesën e trashë të akullt të Groenlandës një rezervuar gjigand uji të ëmbël.

Mungesa e konseguencës në zbatimin e Marrëveshjes për mospërhapjen e armës bërthamore pengon zhvillimin e luftës kundër përhapjes së armëve bërthamore në botë, deklaroi për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" Profesor nderi në Institute of Technology të Massachusetts, filozofi i famshëm amerikan dhe gjuhëtari Noam Chomsky.

Shkencëtarët nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë (SHBA) propozuan kufij të rinj të zonës së banueshme për planete të tipit të Tokës. Duke u bazuar në koeficientët e saktësuar të gllabërimit të molekulave të ujit dhe dioksidit të karbonit, ata arritën në përfundimin se planetet potencialisht "të banueshme" duhen kërkuar larg nga yjet dhe jo siç mendohej më parë.

Sipas një studimi të shkencëtarëve australianë, ushqimi jo i shëndetshëm fillon të ndikojë shumë shpejt në funksionet njohëse (kognitive) të trurit, në veçanti ai prek kujtesën.

Shkencëtarët rusë kanë zbuluar se gërhitja i shkakton njeriut stres të rëndë, i cili është i mbarsur me ndryshime serioze patologjike në organizmin e tij. Gërhitja çon në mungesën e oksigjenit, çka provokon në vetvete shkatërrimin e lipideve që hyjnë në përbërjen e të gjitha qelizave të gjalla.

Njerëzit të cilët konsumojnë rregullisht pije alkoolike jetojnë më gjatë se sa abstenuesit e tyre. Njerëzit që pijnë i kanë nervat më të forta, enët e gjakut më elastike dhe për ta jeta është shumë më e gëzueshme. Në këto konkluzione arritën shkencëtarët amerikanë duke u bazuar në rezultatet e eksperimentit të tyre 20-vjeçar.

Një tjetër tërmet në Japoni mund të marrë jetët e më shumë se 300 mijë njerëzve. Një parashikim i tillë i shkencëtarëve u publikua nga qeverina japoneze.

Shkencëtarët amerikanë kanë prezantuar raportin e parë të hollësishëm mbi rrezatimin në sipërfaqen e Marsit. Ai bazohet në të dhënat e mbledhura nga detektori i vlerësimit të rrezatimit, i cili është instaluar në Mars Rover "Curiosity", për 300 ditët e para të misionit.

Studimi i shkencëtarëve nga Universiteti i Tel Avivit përmblodhi në bazë shkencore hezitimin e femrave në shekullin XXI për të patur fëmijë: rezulton se procesi i lindjes është kaq i vështirë për gjininë e mrekullueshme, sa që depresioni post-natal është i krahasueshëm me stresin post-traumatik, specifik për pjesëmarrësit në veprimet luftarake, viktimat e përdhunimit dhe akteve terroriste.

Shkencëtarët ekonomistë francezë, respektivisht Madeleine dhe Vladimir Andreff, vlerësuan shanset e vendeve për një performance të suksesshme në Soçi, ku në shkurt do të zhvillohet Olimpiada Dimërore.

Shkencëtarët gjermanë nga Universiteti i Bonit shpikën një medikament kundër pabesisë së mashkujve.

Në brigjet e Jakutisë u zbulua një ishull i panjohur më parë. Atë e pikasën krejt rastësisht ekuipazhet e dy helikopterëve kur po fluturonin mbi Detin Laptev.

Kometa ISON, e cila u zbulua një vit më parë nga astronomi rus Artiom Noviçonok dhe kolegu i tij nga Bjellorusia Vitali Nevskij, nuk e përballoi dot afrimin me Diellin dhe u shndërrua në pluhur.

Profecia e famshme e Maya nuk gjeti mishërim në jetë. Të gjitha kometat dhe meteoritet, pa përmendur këtu atë të Çebarkulit, fatmirësisht e anashkaluan Tokën. Po a mund të marrim ne vallë më në fund frymë lirisht tani? As mos e çoni nëpër mend këtë! Sigurisht që jo! Në vitin 2014 neve na propozohen plot dy variante të fundit të botës ...

Ekspertët e Institutit të Gjeologjisë të Filialit të Uralit të Akademisë ruse të Shkencave gjetën ndryshk brenda fragmentit të meteoritit që ra në qarkun e Çeljabinskut më 15 shkurt të vitit 2013.

Shkencëtarët e NASA-s kanë zbuluar se polet magnetike të diellit do të ndryshojnë vendet gjatë 3 javëve të ardhshme.

Pesha e përgjithshme e meteoritit të Çebarkulit ishte rreth 11.000 ton, kurse në atmosferën e Tokës ai hyri me një shpejtësi prej 19 kilometra në sekondë. Në një konkluzion të tillë arriti grupi ndërkombëtar i shkencëtarëve. Atje ai u shpërbë në disa fragmente të vogla, shpejtësia mesatare e të cilave gjatë afrimit me sipërfaqen e Tokës u rrit deri në 30 kilometra në sekondë. Gjatë kësaj ndriçimi (flash) i shpërthimit të meteoritit tejkaloi atë diellor.

Shkencëtarëve rusë iu dha Çmimi ndërkombëtar Galien (The Prix Galien) - ekuivalent i Çmimit Nobel në fushën e Biofarmaceutikës. Ata zhvilluan të ashtuquajturin "nanotransportues", i cili mundëson dërgimin qëllimsynues të medikamentit në një pjesë të caktuar të qelizës së prekur.

Në shtetin amerikan Utah paleontologët kanë zbuluar një lloj të panjohur më parë të dinozaurit Lythronax Argestes, i cili është paraardhësi i Tyrannosaurus Rex - grabitqarit të egër që ka jetuar 70 milionë vjet më parë.

Në kanalin televiziv britanik "Channel 4" do të startojë programi shkencor "Lëndët narkotike Live: Kanabisi", në edicionet e të cilit persona vullnetarë do të marrin drogë, ndërkohë që shkencëtarët do të studiojnë ndikimin e saj në organizmin e tyre.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
3
4
5
6
7
12
13
15
16
17
18
19
20
21
22
23
26
27
28
29
31