×
asteroid, Shkurt 2013
Projekti i programit federal rus për kundërvënien ndaj rreziqeve kërcënuese kozmike do të ketë tani shans për një zhvillim të mëtejshëm. Pas shpërthimit të meteoritit në rajonin e Uraleve, siç është raportuar nga mediat ruse, projekti iu dorëzua Zëvendëskryeministrit Dimitri Rogozin.
Sistemi i bashkuar ndërkombëtar i vëzhgimit prej 12 observatorësh do të ndihmojë për llogaritjen dhe parandalimin e sulmeve të asteroidëve dhe kometave, mendon Zëvendësdrejtori për shkencën i Observatorit kryesor astronomik Pulkovo, Aleksandër Devjatkin.
Rënia e meteoritit në rajonin e Çeljabinskut (Chelyabinsk) ka nxitur komunitetin shkencor global për të zhvilluar sisteme të reja paralajmëruese të kërcënimit kozmik. SHBA-ja synon të vendosë në Tokë dhe në kozmos disa komplekse vëzhgimore. Në Rusi, jo larg Kazanit (kryeqyteti i Republikës së Tartarstanit), do të vihet në veprim teleskopi i ri unikal "Megatortor", i aftë për të monitoruar objekte të vogla kozmike që lëvizin me shpejtësi shumë të lartë.
Nëse meteoriti do të kishte shpërthyer në të njëjtën gjerësi gjeografike, por vetëm katër orë më vonë, ai do të kishte fshirë nga faqja e dheut qytetin e Shën Petersburgut. Ky konkluzion i shkencëtarit amerikan Bill McGuire nuk ka të bëjë me ngjarjet e 4 ditëve të shkuara në rajonin e Çeljabinskut (Chelyabinsk), por me meteoritin Tunguska që ra në vitin 1908. Sjellja e meteoritëve është e paparashikueshme, ndërsa njerëzimi sot është krejtësisht i pambrojtur para tyre.
Shiu meteor që ra mbi rajonin e Çeljabinskut, sipas të gjitha gjasave, nuk ka të bëjë me asteroidin që pritet të fluturojë afër Tokës të premten në orët e vona, mendon astronomi i Birkbeck University, Ian Crawford.
Sipas të dhënave të shërbimeve speciale, edhe dy fragmente të tjera të asteroidit mund të bien në territorin e rajonit pas një ore dhe më afër natës së sotme.
Asteroidi i madh i quajtur 2012DA14, më gjerësi më shumë se 45 metra, do
Në Rusi nga shkencëtarët po zhvillohet aktualisht sistemi i mbrojtjes globale të Tokës nga rreziku kërcënues i kometave. Fare pak kohë më parë planeti ynë iu shmang për mrekulli përplasjes me asteroidin Apophis, por në vitin 2029 gjatë udhëtimit të vet hapësinor ai do të drejtohet sërish nga planeti ynë.
Për njerëzit e prekshëm, fort sensibël, të cilët nuk ia arritën dot të prisnin fundin e botës në dhjetor, tani u duk një shkas i ri për shqetësim. Më 15 shkurt në afërsi të Tokës do të fluturojë asteroidi DA14 me madhësi rreth 45 metra. Qasja maksimale llogaritet të jetë përafërsisht 28 mijë kilometra. Një fluturim i tillë kaq i afërt me Tokën i një trupi qiellor të kësaj madhësie nuk është vënë re që prej fillimit të viteve '90.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28
Shkurt 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shkurt 2013
1
2
3
6
7
9
10
11
12
13
14
16
17
18
20
23
24
25
26
27
28