×
hetim

Në rrugën Arbati i Ri në Moskë është mbyllur një librari ku zhvilloheshin beteja të paligjshme këndezash, gara vrapimi minjsh dhe buburrecësh të zinj.

Vrasja e John F. Kennedy shënoi fillimin e epokës së dyshimeve në Shtetet e Bashkuara, e cila vazhdon edhe sot e kësaj dite. Sipas të dhënave të sondazheve të opinionit publik, madje dhe tani më shumë se gjysma e amerikanëve janë të bindur se Presidenti i 35-të i SHBA-së u bë viktimë e komplotit.

Rrëzimi i avionit "Boeing-737" në Kazan u bë një nga katastrofat më të mëdha ajrore në historinë e Rusisë. Hetimi i shkaqeve të rrëzimit të aeroplanit të kompanisë ajrore "Tartarstan", i cili mori jetët e 50 vetëve, tashmë ka filluar. Janë gjetur “kutitë e zeza” të bordit të aeroplanit dhe janë dërguar për deshifrim.

Ekzaminimi i eshtrave të Jaser Arafatit, që u krye në Zvicër dhe Rusi, konfirmon se vdekja e Presidentit të parë të Autonomisë Kombëtare Palestineze nuk ishte e natyrshme, njoftoi në një konferencë për shtyp në Ramallah Kreu i Komisionit Hetimor palestinez Tawfiq Tirawi.

Prokuroria kryesore ushtarake e Polonisë herën e tetë radhazi zgjati afatin e hetimit të rrethanave të katastrofës ajrore të avionit presidencial "Tu-154" pranë Smolenskut deri në 10 prill të vitit 2014, thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Në marrëdhënie me muzikantët e grupit "Bloodhound Gang" është hapur një çështje penale në lidhje me përdhosjen e flamurit rus.

Në rajonin e Samara nga territori i një prej ndërmarrjeve të qytetit Çapajevsk për arsye të panjohura deri tani dolën 3 vagona me pluhur tritoli.

Rusia nuk ka marrë ende ndonjë kërkesë zyrtare nga India për pjesëmarrje në hetimin e shkaqeve të aksidentit të ndodhur me nëndetësen "Sindurakshak", e cila u fundos në portin e Mumbait, apo në operacionet e shpëtimit për nxjerrjen e saj në sipërfaqe.

Ministri francez i Punëve të Brendshme, Manuel Valls, bëri thirrje për hetimin e incidentit, gjatë të cilit një polic spërkati me gaz fytyrën e një gruaje afroamerikane në qytetin e Tours.

Aksidenti që ndodhi me raketëmbajtësen "Proton-M" (russ. “Протон-М”) ka shkaktuar një jehonë të gjerë në komunitetin shkencor dhe teknik. Jozyrtarisht janë parashtruar versione të ndryshme të asaj që ndodhi: edhe startimi i nxituar (më parë nga ç’duhej), edhe ngatërrimi i klemeve të sensorëve të shpejtësive këndore. Por ekspertët i vënë në dyshim këto versione.

Qeveria e Britanisë së Madhe refuzoi shqyrtimin me dyer të hapura të çështjes së vdekjes së ish-oficerit të FSB-së Aleksandër Litvinienko, tha eksperti mjeko-ligjor Robert Owen, i cili drejton hetimin.

Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut emëroi tre ekspertë për të hetuar deklaratat mbi përdorimin e torturave në kampet e punës së detyruar në Korenë e Veriut.
Deri më tani nuk ka kurrfarë dëshmish që të provojnë faktin e
Asambleja Kombëtare e Venezuelës do të iniciojë një hetim ndaj Liderit t
Nga momenti i shpërthimit në Maratonën e Bostonit kaluan pothuajse tre ditë. Por asnjë qartësi nuk është evidentuar në këtë çështje deri tani - s’ka as të dyshuar, as versione se kush mund të qëndrojë pas këtij krimi. Ja se çfarë njofton nga Bostoni korrespondenti ynë Roman Mamonov.
Presidenti amerikan Barack Obama për herë të parë e ka quajtur zyrtarisht shpërthimin në Boston “akt terrorizmi”. Për të hetuar sulmin terrorist të 15 prillit, gjatë të cilit u plagosën, sipas të dhënave të përditësuara, rreth 180 persona dhe tre të tjerë humbën jetën, janë tërhequr hetuesit më të mirë operativë, teknika më e përparuar dhe ekspertët e 3 agjencive speciale të SHBA-së.
Autoritetet siriane refuzuan të lejojnë hyrjen në territorin e vendit të një grupi ekspertësh të OKB-së për hetimin e rastit të përdorimit të armëve kimike nga kryengritësit.
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2017
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30