Që nga dita, kur bota mësoi se piloti rus Juri Gagarin fluturoi i pari në kozmos, kanë kaluar plot 52 vjet. Dhe vetëm tani në Rusi doli në ekran të gjerë filmi artistik i bazuar në biografinë e Gagarinit. Më 12 prill - Ditën e Kozmonautikës - në Moskë do të mbahet premiera zyrtare e filmit me titull "Gagarini. I pari në kozmos".