×
vendburime, 2013

Kompania "Gazprom" ka filluar prodhimin e naftës në vendburimin Prirazllomnoje (Prirazlomnoye), i cili është projekti i parë në historinë e Rusisë i destinuar për shfrytëzimin e burimeve të shelfit Arktik rus, thuhet në njoftimin për shtyp të Holdingut të gazit.

Lukoil do të dalë nga Konsorciumi kombëtar i naftës në Venezuelë, i cili është i angazhuar në zhvillimin e vendburimit të naftës Junin-6.

Kompania ruse "Zarubezhneft" mori autorizimin për të punuar në Iran. Kompania do të zhvillojë Khayam - një nga vendburimet më të mëdha të gazit në vend. Rezervat e gazit atje vlerësohen në 260 miliardë m3.

Kompanitë ruse të naftës po rrisin aktivitetet e tyre në Irak. Atje tashmë që prej kohësh punojnë “Lukoil” dhe “Bashneft”, ndërsa deri në fund të vitit duhet të fillojë shfrytëzimin e vendburimit të hidrokarbureve Badra kompania "Gazprom Neft".

Në Britaninë e Madhe rezervat e gazit shist argjilor mund të jenë dy herë më të mëdha se sa mendohej më parë, thuhet në një sondazh të raportit të shërbimit gjeologjik të vendit.
Kompanitë ruse "Rosneft" dhe "Lukoil" morrën licencën për nxjerrjen e hidrokarbureve në shelfin kontinental norvegjez të Detit Barenc. "Rosneft" do të bashkëpunojë me partnerin e saj norvegjez - koncernin shtetëror "Statoil".
Këtë mëngjes Kreu i kompanisë Igor Seçin u takua në Tokio me Presidentin e korporatës japoneze Toshiaki Kitamura.
Kompania ruse "Rosneft" dhe ajo e Venezuelës “PDVSA” nënshkruan një marrëveshje për krijimin e një sipërmarrje të përbashkët për zhvillimin e vendburimit të madh të naftës në pellgun e lumit Orinoko.
Qeveria siriane akuzon rebelët për vënien e zjarrit puseve të naftës në lindje të vendit.
Britania, Kina, India dhe disa vende të tjera u frymëzuan nga ideja e zhvillimit të energjetikës rreshpe (shist). Ekspertët dyshojnë në mundësinë reale të përsëritjes së suksesit amerikan.
Çmimi i naftës do të rritet deri në 2.5 herë - një parashikim të tillë ka bërë Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD). Ajo ka llogaritur se aty nga viti 2020 një fuçi nafte bruto e Detit të Veriut e markës Brent do të kushtojë 270 $ kundrejt çmimit aktual prej 110 $.
Jo shumë kohë më parë kompania ndërkombëtare PricewaterhouseCoopers ka parathënë një revolucion të ri global energjetik - kësaj here në bazë të naftës shist argjilor. Vlerësimet e ekspertëve të pavarur nuk janë fort të qarta. Shumica e tyre pajtohen me mendimin se në dekadën e ardhshme lëvizje revolucionare në sektorin e energjetikës nuk duhet të priten.
Gjeologët rusë zbuluan në Jakutia (Siberi) një vendburim të ri të madh ari.
Pala iraniane i ofroi kompanive ruse të marrin pjesë në zhvillimin e një sërë vendburimeve të veta.
Kompanitë ruse “Gazprom” dhe “Lukoil” arritën të fitojnë më në fund të drejtën për të përvetësuar vendburimin "Centralnaja” (russ. «Центральное»). Ai ndodhet në shelfin e Detit Kaspik. Për të finalizuar këtë qëllim atyre iu desh të marrin si partnere kompaninë më të madhe shtetërore të naftës dhe gazit të Kazakistanit - “KazMunaiGas”. Tani rusët duhet të sigurojnë licencën, e cila do tu lejojë atyre të fillojnë nxjerrjen e hidrokarbureve në këtë vendburim.
Në parashikimin për zhvillimin e energjetikës globale, të përgatitur nga kompania britanike e naftës British Petrolium (BP), theksohet në mënyrë të veçantë se Turkmenistani gjatë viteve të ardhshme do të luajë një rol në rritje në tregun ndërkombëtar të energjisë. Duke komentuar parashikimet britanike Ashgabad-i deklaroi pa modesti false: vëllimi i burimeve të vendit është i mjaftueshëm për të plotësuar nevojat e Kinës, Rusisë, Iranit dhe Evropës të marrë së bashku.
Gjykata e Lartë e Pakistanit kundërshtoi transaksionin e madh për nxjerrjen e arit dhe bakrit në Balochistan, duke deklaruar se ai bie në kundërshtim me ligjet e vendit.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
3
4
5
6
8
9
10
11
12
13
14
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31