×
Brazili, Shtator 2013

Të shtunën në bregun e kanalit da Costa në qytetin brazilian Marica u gjet trupi i një turisti 17-vjeçar nga Rusia.

Presidentja e Brazilit, gjatë fjalimit në sesionin e 68-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, i quajti veprimet e shërbimeve amerikane të zbulimit, të cilët kanë përgjuar në shkallë të gjerë liderë dhe qytetarë të shumë vendeve në të gjithë botën, një "fyerje" dhe kërkoi që pala amerikane të kërkonte ndjesë.

Deputetët e Brazilit formuan një komision për hetimin e spiunazhit të pretenduar nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi Lideren e vendit, Dilma Rousseff. 

Autoritetet e Brazilit dhe Meksikës thirrën ambasadorët e SHBA-së në këto vende për shkak të informatave se Shtetet e Bashkuara kanë përgjuar presidentët brazilianë dhe meksikanë - Dilma Rousseff dhe Enrique Peña Nieto.

Agjencia e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së ka përgjuar bisedat telefonike dhe ka survejuar letrat e postës elektronike (ang. e-mail) të Presidentes së Brazilit, Dilma Rousseff, dhe homologut të saj meksikan, Enrique Peña Nieto.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
4
5
6
7
8
9
10
11
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
26
27
28
29