×
rezoluta

Në Kongresin e deputetëve të qarqeve lindore dhe jugore të Ukrainës dhe Krimesë, i cili u mbajt të shtunën në qytetin e Harkovit (Kharkov), votuan për rezolutën në bazë të së cilës qeveritë lokale në këto rajone marrin mbi vete përgjegjësinë për sigurimin e rendit kushtetues.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së vendosi të mos miratojë asnjë rezolutë për formimin së bashku me Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike të misionit për likuidimin e programit sirian të armëve kimike.

Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së mbi zbatimin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit për Sirinë do të prezantohet më 7 tetor, njoftoi të enjten në një intervistë për kanalin televiziv "Rusia 24" Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në OKB, Vitali Çurkin.

Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së № 2118 ishte një përparim historik në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ajo tregoi se lojtarët kryesorë në skenën botërore janë në gjendje të bien dakord mbi çështjen më të vështirë të ditës - luftën në Siri. Moska e konsideron miratimin e rezolutës si një fitore dërrmuese të diplomacisë ruse.

Votimi për rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila parashakon shkatërrimin e armëve kimike në Siri, është planifikuar të bëhet  natën duke u gdhirë dita e shtunë më 01:00 sipas orës së Moskës, njoftoi Misioni i Përhershëm i Francës në OKB në faqen e vet në Twitter.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi rezolutën e parë në histori që ka për qëllim forcimin e kuadrit ligjor ndërkombëtar, për të luftuar trafikimin e armëve të vogla dhe armëve të lehta.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mund të votojë për rezolutën mbi asgjësimin e armëve kimike në Siri të premten, në qoftë se do të ketë një vendim të Komitetit ekzekutiv të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, njoftoi të enjten i Dërguari i Përhershëm i Rusisë në OKB Vitali Çurkin.

Në lidhje me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi Sirinë mund të bihet dakord në dy ditët e ardhshme. Për këtë njoftoi Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Genadi Gatillov. Sipas vlerësimit të tij, bisedimet po zhvillohen me sukses, palët po bien dakord për një kompromis. Në veçanti, doumenti, ka shumë mundësi, t'i referohet kapitullit të shtatë të Kartës së OKB-së, por ky i fundit parandalon përdorimin e forcës kundër Damaskut pa diskutime suplementare paraprake në Këshillin e Sigurimit.

Rusia nuk do të bjerë dakord me miratimin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që përfshin ndërmarrjen automatikisht të forcës kundër Sirisë, deklaroi Kreu i Komitetit të Dumës Shtetërore për çështjet ndërkombëtare, Aleksei Pushkov.

Damasku nuk shqetësohet në lidhje me projektrezolutën e drejtuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, e cila është përgatitur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Franca dhe shqyrton çështjen e vendosjes së armës kimike të Sirisë nën kontrollin ndërkombëtar, deklaroi Presidenti i Sirisë, Bashar Al-Assad, në një intervistë për Televizionin Qendror të Kinës.

Rusia së shpejti do t'i dorëzojë Këshillit të Sigurimit të OKB-së prova të reja që dëshmojnë se armët kimike në Siri janë përdorur nga opozita, dhe jo nga trupat e Bashar Al-Assad. Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë është duke pritur kthimin nga Damasku të Zëvendësministrit rus të Punëve të Jashtme Sergei Rjabkov. Ai ka zhvilluar konsultime me Ministrin e Jashtëm sirian Walid Muallem dhe ka marrë prova të reja që dëshmojnë se lëndët toksike janë përdorur nga rebelët.

Zv. Ministri i Jashtëm sirian Faisal Mikdad nuk ka asnjë dyshim mbi faktin se OKB-ja nuk do të miratojë një rezolutë kundër Sirisë mbi bazën e kapitullit 7 të Kartës së OKB-së, i cili lejon përdorimin e forcës.

Vendet perëndimore, duke u përpjekur për miratimin në OKB të një rezolute të ashpër mbi Sirinë, duan t’i imponojnë vullnetin e tyre popullit të Sirisë, deklaruan ditën e martë në Ministrinë e Jashtme të këtij vendi të Lindjes së Mesme.

Ministri i Jashtëm francez Laurent Fabius mbërriti në Moskë për një vizitë gjatë së cilës ai do të përpiqet të bindë qeverinë ruse të mbështesë rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Sirinë.

Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Sirinë, e cila do të ketë të bëjë me transferimin e armëve kimike të vendit nën kontrollin ndërkombëtar, duhet të përmbajë karakter "të fortë dhe detyrues".

Komiteti për Çështjet Ndërkombëtare i Senatit Amerikan miratoi projektrezolutën për përdorimin e forcës ushtarake në Siri.

Moska është kundër çdo rezolute të OKB-së, e cila mund të përdoret për ndërmarrjen e veprimeve ushtarake kundër Sirisë, deklaroi Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Gennadi Gatillov.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka themeluar më 6 prill Ditën Ndërkombëtare të Sportit për hir të paqes dhe zhvillimit.

Rusia nuk arriti të bënte të mundur miratimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të deklaratës që dënon sulmin terrorist të kryer dy ditë më parë në afërsi të Damaskut, si pasojë e të cilit u vranë 18 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë.

Disa dispozita të rezolutës mbi Sirinë, të miratuar në sesionin e Asamblesë
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2017
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30