×
takim, 2014

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të takohet në 18 shkurt me udhëheqësit e opozitës ukrainase në Berlin, njoftojnë mediat, të cilat tashmë e kanë pagëzuar takimin në fjalë "ofensiva diplomatike e Merkel".

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Kinës janë në rritje. Kjo është deklaruar nga Presidenti Vladimir Putin në një takim në Soçi me Kryetarin e Republikës Popullore të Kinës (RPK) Xi Jinping. Të dy udhëheqësit diskutuan bashkëpunimin dypalësh në sferën ekonomike, politike dhe ushtarake.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, shprehu shqetësim serioz rreth situatës së krijuar në Ukrainë pas takimit në Mynih me përfaqësuesit e opozitës ukrainase në kuadër të konferencës së sigurisë.

Tre ish-presidentët ukrainas Leonid Kravçuk (Kravchuk), Leonid Kuçma (Kuchma) dhe Viktor Jushçenko sot do të marrin pjesë në punën e seancës së jashtëzakonshme të parlamentit ukrainas, të organizuar me qëllim të kërkimit të rrugëdaljeve nga kriza politike që ka mbërthyer vendin.

Presidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë më 28 janar Brukselin, ku do të mbahet takimi i 32-të në nivel të lartë Rusi-Bashkimi Evropian, njofton shërbimi për shtyp i Kremlinit.

Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e paralajmëruan opozitën siriane në lidhje me ndërprerjen e mundshme të mbështetjes në qoftë se grupi i saj kryesor - Koalicioni Kombëtar Sirian - nuk do të marrë pjesë në bisedimet e paqes në Gjenevë javën e ardhshme.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2014
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2014
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
15
16
17
18
19
20
21
22
23
25
26
27
29
30
31