×
takim, Gusht 2013

Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut ranë dakord të zhvillojnë më 25-30 shtator takimet e të afërmve të ndarë nga përçarja kombëtare, njofton Ministria e Koresë së Jugut për çështjet e bashkimit.

Përfaqësuesit e Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut kanë arritur një marrëveshje për mbajtjen më 19 shtator të një takimi të familjeve të ndara nga Lufta Koreane e viteve 1950-1953.

Takimi i ardhshëm, në kuadër të dialogut për rregullimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, do të mbahet në Bruksel më 27 gusht, thuhet në një komunikatë të shërbimit për shtyp të Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.

Kabineti i Ministrave të Francës mbajti takimin e parë pas pushimeve verore, në rrjedhën e të cilit u bënë disa parashikime optimiste për zhvillimin e vendit.

Diplomatët europianë u mblodhën urgjentisht në një takim të jashtëzakonshëm në Bruksel për të diskutuar hapat e mëtejshëm të zgjidhjes së krizës në Egjipt.

Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius, planifikon të vizitojë Moskën në mes të shtatorit për të diskutuar drejtimet kryesore të bashkëpunimit dypalësh dhe çështjet ndërkombëtare, njoftoi zëdhënësi i Ministrisë franceze të Punëve të Jashtme.

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së janë të mendimit se në Egjipt i duhet dhënë fund dhunës dhe të fillojë domosdoshmërisht procesi i pajtimit kombëtar, deklaroi të enjten Përfaqësuesja e Përhershme e Argjentinës në këtë organizatë Maria Christina Perceval, e cila kryeson mbledhjet e Këshillit të Sigurimit në muajin gusht.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
17
18
20
22
24
25
26
27
28
29
30
31