×
astronaut, Tetor 2012
Sot nga kozmodromi “Bajkonur” u realizua lançimi i raketëmbajtëses "Sojuz-U" (russ. «Союз-У») me anijen kozmike të transportit "Progress M-17M" (russ. «Прогресс М-17М»). Ajo po çon në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN) më shumë se 2.5 ton ngarkesa me rëndësi jetike. Anija kozmike “Progress” do të dërgojë në orbitë, përveç pajisjeve shkencore, pjesëve të këmbimit dhe atyre kompletuese për Stacionin, edhe fruta të freskëta: mollë, portokalle, limona.
Anija kozmike e pilotuar ruse "Sojuz TMA-06m" me ekuipazhin e ekspeditës së re në bord, e cila u lëshua të martën nga kozmodromi “Bajkonur”, u ankorua në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN) në mënyrë automatike.
Astronautët e Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN) shtetësja amerikane Sanita Williams dhe kolegu i saj japonez Akihiko Hoshide ditën e enjte filluan shkarkimin e anijes kozmike komerciale amerikane “Dragon”, një ditë para bashkimit me kompleksin orbital.
Astronautët Sunita Williams dhe Akihiko Hoshide ankoruan me sukses anijen e parë komerciale kozmike me Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN). Dyert e anijes pritet të hapen të enjten më 11 tetor.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2012
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2012
1
2
3
4
5
6
7
8
9
11
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
26
27
28
29
30