Anija kozmike “Sojuz TMA-04M” u ankorua sot me Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN), njoftuan në Qendrën ruse të Drejtimit të Fluturimeve. Bashkimi i saj me SKN u realizua sot në regjim automatik.
Anija ruse “Sojuz”, e cila startoi sot në mëngjes drejt Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN) me ekuipazhin e ri në bord, doli tashmë në orbitën rreth Tokësore. Ankorimi i anijes kozmike me SKN është planifikuar për datën 17 maj.