×
arrest, Tetor 2013

Autoritetet kineze e shpallën zyrtarisht aksidentin rrugor në Sheshin Tiananmen një sulm terrorist, ka të arrestuar, njoftoi Televizioni Qendror i Kinës.

Policia franceze ka arrestuar të jatin dhe të ëmën e vajzës së vogël, të cilën prindërit që prej lindjes së saj e mbanin në bagazhin e makinës së tyre.

Njeriu, i cili ditën e premte kapi 3 pengje në një farmaci në qytetin amerikan Belmont të shtetit North Carolina, u arrestua nga policia.

Tribunali Ndërkombëtar i të Drejtës Detare në Hamburg do të fillojë më 6 nëntor shqyrtimin e ankesës së Holandës lidhur me rastin e ndalimit të aktivistëve të "Greenpeace", të cilët ndodheshin në bordin e anijes "Arctic Sunrise", njoftuan mediat holandeze.

Në Holandë u arrestua një hajdut, i cili hyri me dhunë në banesën e një punonjësi të ambasadës ruse në Hagë.

Policia e shtetit jugor indian të Tamilnad-it arrestoi 35 marinarë të anijes Seaman Guard Ohio për hyrje të paligjshme në ujërat territoriale të Indisë me armë dhe municione në bord.

I dyshuari për vrasjen e qytetarit moskovit Jegor Sherbakov, Orhan Zejnallov, është arrestuar në afërsi të rajonit Kolomna në rrethinat e Moskës (rreth 100 km larg nga Moska), njofton qendra për shtyp e policisë së Moskës.

Hetuesit arrestuan dy vahabistë nga Kaukazi i Veriut, të cilët po përgatisnin një sulm terrorist në qarkun e Kirovit, gjatë të cilit mund të humbisnin jetën qindra njerëz, njoftoi të martën Zëdhënësi i Komitetit Hetimor të Rusisë Vladimir Markin.

Në Belgjikë është arrestuar pirati somalez Mohamed Abdi Hassan i njohur si "Afveyne" ose "Big Mouth".

Policia e Moskës po identifikon tani personat e përfshirë në inicimin e trazirave në jug të kryeqytetit rus. Në prag, në rajonin moskovit të banimit të quajtur Biruljovo Perëndimore, u arrestuan rreth 400 vetë. Ata janë pjesëmarrës të pogromeve të kryera në bazën e frutave dhe perimeve dhe në qendrën tregtare "Birjuza".

Ndalimi dhe arrestimi i aktivistëve të "Greenpeace", të cilët u përpoqën të zbarkojnë në platformën detare të naftës "Prirazllomnaja", ka shkaktuar një polemikë mjaft të bujshme si në vetë Rusi, ashtu dhe jashtë vendit. Një numër i madh ekspertësh e vënë në dyshim altruizmin e kësaj organizate ndërkombëtare.

Policia e Serbisë arrestoi në qytetin Çaçak një person, i cili kërcënonte të vriste fëmijët e Kryeministrit të vendit Ivica Daçiç, njoftojnë mediat me referim tek informacioni i Ministrisë së Brendshme.

Grupi i armatosur "Komanda e revolucionarëve libianë" mori mbi vete përgjegjësinë për arrestimin e Kryeministrit të Libisë Ali Zeidan, u njoftua në faqen e grupit në Facebook.

Ministri i Financave i Libisë Abdel Karim Kilani u arrestua dhe u dërgua në drejtim të panjohur, njoftuan kanalin televiziv satelitor Sky News Arabia disa burime në Tripoli.

Prokuroria e Përgjithshme e Libisë urdhëroi arrestimin e Kryeministrit Ali Zeidan për akuzat që lidhen me sigurinë e shtetit, njoftuan mediat lokale.

Drejtori Ekzekutiv i Greenpeace Kumi Naidoo i shkroi Presidentit rus Vladimir Putin një letër, në të cilën ai tha se është i gatshëm të vijë në Moskë, për të diskutuar situatën e aktivistëve të arrestuar të organizatës.

Kreu i Agjencisë Shtetërore boliviane për Kontrollin e Prodhimit të Kokainës u arrestua nën akuzat për shitje ilegale të gjetheve të kokainës, zhvatje dhe shpërdorim të pushtetit.

Në Irak arrestuan një grua, e cila u përpoq të vendoste një bombë në murin e ndërtesës së një shkolle fillore.

Gjykatësi la në fuqi masën e arrestit për deputetin e Parlamentit grek Christos Pappas, duke e shpallur atë "nënkryetarin e një organizate kriminale".

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2013
1
2
3
5
6
12
13
16
17
19
20
21
22
23
26
27
29
31