×
arrest, Gusht 2013

Gazeta koreanojugore "Chosun Ilbo" njoftoi se më 20 gusht në Phenian u pushkatuan disa artistë të njohur, duke përfshirë edhe dy artistë të ansamblit të Unhasu Orchestra: ata u akuzuan për shkeljen e ligjit antipornografi dhe u pushkatuan tre ditë pas arrestimit.

Autoritetet indiane arrestuan njërin nga kriminelët më të kërkuar të vendit - liderin e grupit islamik "Indian Mujahideen", Yasin Bhatkal, njoftojnë mediat lokale.

Policia arrestoi 12 persona në juglindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në bazë të akuzave për zhvillimin e luftimeve ilegale me qen dhe liroi nga robëria 367 qen luftimesh. Ky u shndërrua në një nga operacionet më të mëdha në luftën kundër aktiviteteve të tilla në historinë e SHBA-së.

Në Venezuelë u arrestuan dy shtetas kolumbianë të dyshuar për komplotimin e vrasjes së Presidentit Nicolas Maduro.

Burimi kryesor i informacionit i website "WikiLeaks", ish-ushtari 25-vjeçar i Ushtrisë së SHBA-së Bradley Manning, i cili u dënua me 35 vjet burg, e ka deklaruar veten femër. "Më thërrisni që këtej e tutje me emrin Chelsea Manning", - kërkoi ai, duke deklaruar se dëshiron t’i nënshtrohet terapisë hormonale. Kurse në aeroportin "Hithrou" të Londrës u arrestua edhe një tjetër demaskues - braziliani David Miranda, i dashuri i reporterit të gazetës "The Guardian" Glenn Greenwald.

Ish-Presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, të cilit i hoqën akuzat për korrupsion, pas lirimit nga burgu do të mbetet nën arrest shtëpiak, njoftoi televizioni shtetëror egjiptian.

Shërbimi i Sigurimit i Autonomisë Palestineze arrestoi një banor të Tule Karem, i cili dyshohet për prodhimin dhe shitjen e parfumit "Aroma Mursi", të quajtur kështu për nder të Presidentit egjiptian të rrëzuar nga pushteti.

Mbajtja nën arrest e Presidentit të rrëzuar të Egjiptit, Mohammed Mursi, u zgjat edhe me 30 ditë, njoftoi sot Agjencia zyrtare e lajmeve "MENA".

Në qytetin siberian të Bogotoll një kirurg, i cili nxorri heroinën nga stomaku i një korrieri të rrjetit të trafikimit të drogës të arrestuar nga policia, u përpoq të përvetësonte një pjesë të lëndës narkotike.

Një ushtar francez, i cili kryente shërbimin ushtarak në një bazë ajrore në Lyon, u arrestua në bazë të dyshimit për përgatitjen e një sulmi ndaj një xhamie, deklaroi Ministria franceze e Punëve të Brendshme.

Eric Eoin Marques, të cilin FBI-ja e konsideron si ndërmjetësuesin më të madh të përhapjes së pornografisë së fëmijëve në planet, u arrestua në Irlandë.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
1
2
3
4
6
7
8
9
10
11
14
16
17
18
19
20
24
25
26
28
30
31