×
spiunazh, Dhjetor 2013

Komisionerja e BE-së për Drejtësinë Viviane Reding në fund të vitit 2013 e ka konsoliduar akoma dhe më fort mendimin se BE-ja ka nevojë për CIA-n e vet. Ose të paktën për ndonjë shërbim të unifikuar të inteligjencës dhe kundërzbulimit evropian në "kundërpeshë" të Agjencisë Kombëtare amerikane të Sigurimit (NSA). Reding deklaroi se me marrëveshjen e të gjitha vendeve anëtare të BE-së dikasteri përkatës mund të krijohet tashmë që aty nga viti 2020.

Autoritetet braziliane nuk nxitojnë aspak për t’i dhënë azil politik ish-bashkëpunëtorit të Agjencisë Kombëtare amerikane të Sigurisë (NSA), Edward Snowden. Megjithatë, tani ato do të jenë thjesht të detyruara që ta bëjnë këtë, mendojnë disa parlamentarë brazilianë.

Dokumentet sekrete, të bëra publike nga Edward Snowden, dëshmojnë se shërbimi i zbulimit radioelektronik suedez ka ndihmuar në mënyrë aktive Agjencinë e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së (NSA) për të mbledhur informacion mbi politikanët rusë, njoftoi portali suedez i lajmeve Local.

Të enjten gazeta "Australian" njoftoi se ish-oficeri i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së (NSA), Edward Snowden, ka mundur që përmes kompjuterave të kësaj agjencie të marrë akses në mijëra dokumente konfidenciale të shërbimit australian të zbulimit.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
2
3
4
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
20
21
22
23
24
26
27
28
29
30
31