×
spiunazh, 25 tetor 2013

Udhëheqësit evropianë janë tani tepër të indinjuar nga veprimet e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA) të SHBA-së dhe kërkojnë marrjen e masave. Por që në 11 korrik të vitit 2001 Parlamenti Evropian pat publikuar ​​një raport mbi rrjetin e spiunazhit ECHELON dhe pasojat e trishtueshme të funksionimit të tij për popullsinë dhe bizneset në Evropë.

Njoftimet në lidhje me faktin se ish-bashkëpunëtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Edward Snowden, zotëron materiale mbi operacionet e zbulimit të SHBA-së kundër Rusisë, nuk do të ndikojë në kontaktet ruso-amerikane, shprehet i bindur për këtë Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

Agjencia e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së ka përgjuar bisedat telefonike të anëtarëve të Qeverisë spanjolle, duke përfshirë Kryeministrin Mariano Rajoy, njoftoi gazeta El Pais.

Kreu i Komitetit të Dumës Shtetërore ruse për Çështjet Ndërkombëtare Aleksei Pushkov beson se asnjë vend tjetër përveç Shteteve të Bashkuara nuk merret me spiunazh në shkallë botërore.

Ish-agjenti i CIA-s Edward Snowden mori me vete dhjetra mijëra dokumente, duke përfshirë edhe ato që lidhen me programet e mbledhjes së informacionit të fshehtë nga Rusia, Irani dhe Kina, njoftoi gazeta "The Washington Post".

Skandali mbi përgjimin e bisedave telefonike të politikanëve europianë nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së prishi axhendën e përgatitur të samitit të BE-së, i cili u hap të enjten në mbrëmje.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2013
1
2
3
4
5
6
8
9
12
13
15
18
19
20
26
27