×
spiunazh

Agjencia Amerikane për Siguri Kombëtare (NSA) mund të ketë përgjuar telefononin e ish-Kancelarit gjerman Gerhard Shrëder në kohën kur ai mbante postin e kryeministrit.

Senatorja amerikane Dianne Feinstein, e cila kryeson Komitetin e Senatit për Inteligjencën, nuk ka gjetur dëshmi të supozimeve se Rusia ka ndihmuar ish-oficerin e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë të SHBA-së, Edward Snowden, në vjedhjen e materialeve të klasifikuara.

Komisionerja e BE-së për Drejtësinë Viviane Reding në fund të vitit 2013 e ka konsoliduar akoma dhe më fort mendimin se BE-ja ka nevojë për CIA-n e vet. Ose të paktën për ndonjë shërbim të unifikuar të inteligjencës dhe kundërzbulimit evropian në "kundërpeshë" të Agjencisë Kombëtare amerikane të Sigurimit (NSA). Reding deklaroi se me marrëveshjen e të gjitha vendeve anëtare të BE-së dikasteri përkatës mund të krijohet tashmë që aty nga viti 2020.

Autoritetet braziliane nuk nxitojnë aspak për t’i dhënë azil politik ish-bashkëpunëtorit të Agjencisë Kombëtare amerikane të Sigurisë (NSA), Edward Snowden. Megjithatë, tani ato do të jenë thjesht të detyruara që ta bëjnë këtë, mendojnë disa parlamentarë brazilianë.

Dokumentet sekrete, të bëra publike nga Edward Snowden, dëshmojnë se shërbimi i zbulimit radioelektronik suedez ka ndihmuar në mënyrë aktive Agjencinë e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së (NSA) për të mbledhur informacion mbi politikanët rusë, njoftoi portali suedez i lajmeve Local.

Të enjten gazeta "Australian" njoftoi se ish-oficeri i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së (NSA), Edward Snowden, ka mundur që përmes kompjuterave të kësaj agjencie të marrë akses në mijëra dokumente konfidenciale të shërbimit australian të zbulimit.

Kreu i Përfaqësisë së Shteteve të Bashkuara bëri thirrje për përfshirjen e Gjermanisë në aleancën e inteligjencës "Pesë Sy" ("Five Eyes", FVEY). Por, pavarësisht nga të gjitha sigurimet e miqësisë e fortë, të shprehura pa kursim pas demaskimit të veprimtarisë së spiunazhit të Agjencisë për Sigurinë Kombëtare (NSA) të SHBA-së dhe Agjencisë Zyrtare të Përgjimeve (GCHQ) të Britanisë së Madhe, ka pak gjasa që grupi ta përfshijë Gjermaninë në përbërjen e vet.

Indonezia tërhoqi ambasadorin e vet në Australi për konsultime pas publikimit të informacionit mbi përgjimin nga ana e shërbimeve sekrete të Australisë të telefonit celular të Presidentit të vendit, Susilo Bambang Yudhoyono.

Qendra britanike e Komunikimit Qeveritar (GCHQ) ka përdorur për spiunazh faqe të rreme të ngjashme me faqet e rrjetit social "LinkedIn" dhe edicionit të Internetit "Slashdot".

Ministria e Sigurimit Shtetëror e Koresë së Veriut njoftoi mbi arrestimin e një spiuni koreanojugor, i cili ishte infiltruar në Republikën socialiste.

Deputeti i Bundestagut gjerman, Hans-Kristian Ströbele, tregoi në studion e Radiokompanisë "Zëri i Rusisë" në Berlin mbi perspektivat e demaskuesit të veprimtarisë së Agjencisë për Sigurimin Kombëtar (NSA) të SHBA-së Edward Snowden për marrjen e azilit politik në Gjermani dhe marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Gjermaninë.

Politikanëve evropianë u është dhënë udhëzimi që të kufizojnë përdorimin e telefonave celularë. Në këtë mënyrë kanë reaguar në Evropë ndaj informacionit të publikuar prej Edward Snowden se Agjencia e Sigurimit Kombëtar e SHBA-së ka përgjuar, monitoruar bisedat telefonike të personave të parë të shteteve evropiane. Përfshirë edhe Kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel.

Forcat speciale britanike përgjojnë politikanët gjermanë në Gjermani.

Mediat evropiane, duke iu referuar gazetës greke "Naftemporiki", citojnë këto ditë thëniet e Komisioneres së BE-së për Drejtësinë Viviane Reding të shprehura prej saj në një intervistë me botimin e sipërpërmendur. Interes më të gjallë në radhët e komentuesve dhe ekspertëve ngjalli deklarata e Reding: se një përgjigje efektive ndaj fakteve të zbuluara të përhapjes së spiunazhit elektronik të shërbimeve sekrete amerikane mbi liderët politikë dhe qytetarët e thjeshtë të vendeve evropiane mund të bëhej krijimi në kuadër të Bashkimit Evropian i shërbimit vetiak të inteligjencës - i ngjashëm me po atë CIA ose NSA.

Në Gjermani politikanët po vazhdojnë të debatojnë ashpër në lidhje me mundësinë e dhënies së azilit politik Edward Snowden. 

Shërbimet e zbulimit të Brazilit kanë mbikëqyrur diplomatët nga Rusia, shkruan gazeta braziliane "Folha de Sao Paulo" me referim tek dokumentet e Agjencisë së Zbulimit të Brazilit - ABIN.

Disa hakerë indonezianë, të lidhur me grupin "Anonymous", sulmuan mbi 100 faqe Interneti australiane për shkak të përfshirjes së Australisë në skandalin me përgjimin në Azi.

Edward Snowden ka bërë shumë gjëra të dobishme, por jo të gjitha veprimet e tij janë të denja për miratim, deklaroi në një intervistë ekskluzive për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" Drejtori i Përgjithshëm i "Mobilium Global", Ralph Simon.

Kryeministri i Rusisë, Dimitri Medvediev, e ka quajtur "krejtësisht cinik" veprimin e shërbimeve sekrete amerikane në lidhje me spiunimin elektronik të një sërë liderëve europianë.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, për herë të parë pranoi se aktivitetet e shërbimeve amerikane të inteligjencës në mbledhjen e të dhënave mbi vendet e tjera kanë qenë të palejueshme.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Nëntor 2017
Kalendari i ngjarjeve
Nëntor 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30