×
skandal, Gusht 2013

Ministri i Jashtëm brazilian Antonio Patriota la postin e tij në sfondin e një skandali diplomatik me Bolivinë fqinje.

Në Gjermani, një burrë gjysmëlakuriq nën efektin e lëndëve narkotike, arriti të hyjë në bordin e avionit, të cilin e përdor Kancelarja, Angela Merkel, dhe bëri atje një zallamahi të vërtetë.

Në City e Londrës shpërtheu edhe një tjetër skandal i lidhur me mbledhjen e të dhënave anonime. "Koshat e zgjuar të plehrave" (smart boxes), të vendosura gjatë zhvillimit të Olimpiadës në qytet, siç doli, mund të survejonin e spiunonin kalimtarët dhe të ndiqnin gjurmët e lëvizjeve të tyre.

Japonia iu drejtua me një notë proteste Izraelit në lidhje me deklaratat e papërshtatshme, të pavend në Internet të ish-Zëvendësministrit izraelit të Informacionit Daniel Seaman.

Agjencia e Sigurimit Kombëtar e SHBA-së gjatë 5 viteve të fundit e ka shkelur rreth 3.000 herë të drejtën e amerikanëve për respektimin e jetës private, njoftoi gazeta "The Washington Post".

Mark Basseley Youssef, autor dhe producent i filmit të bujshëm "Pafajësia e Myslimanëve", u lirua nga burgu, ku ai vuajti dënimin për shkelje të lirimit me kusht, dhe tani do t'i nënshtrohet procedurës së rehabilitimit social.

Ish-agjenti i CIA-s Edward Snowden është një dezertor tipik. Kjo deklaratë është bërë nga ish-Drejtori i CIA-s dhe NSA (National Security Agency), gjenerali Michael Hayden në një transmetim direkt të kanalit televiziv amerikan CBS.

Anëtarët e grupit muzikor amerikan "Bloodhound Gang", të cilët përdhosën flamurin rus në skenë, nuk do të mund të hyjnë në Rusi për 5 vitet e ardhshme, njoftoi Shërbimi Federal i Migracionit.

Hakerët nga grupi "Anonymous" organizuan një sulm DDOS ndaj faqes së Internetit të rock grupit amerikan "Bloodhound Gang", bas-kitaristi i të cilit akuzohet për përdhosjen e flamujve të Rusisë dhe Ukrainës, njoftojnë hakerët në mikroblogun e tyre në Twitter.

Federata joqeveritare mbarëkineze e mbrojtjes së mjedisit rrethues ka ngritur një padi kundër Administratës shtetërore oqeanike për rinovimin e licencës së kompanisë amerikane "ConocoPhillips" për punë në Gjirin Bohai.

Qytetarja ruse Olga Hiukka po ngre një padi në Gjykatën e Helsinkit në lidhje me çështjen e kthimit të fëmijës së mbajtur ilegalisht në Finlandë nga ish-bashkëshorti i saj, njoftoi aktivisti finlandez për mbrojtjen e të drejtat e njeriut, Johan Backman.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
1
3
4
6
7
8
10
11
13
15
17
18
19
20
21
23
24
25
26
28
29
30
31