×
policia, 9 dhjetor 2013

Efektivët e organeve ukrainase të zbatimit të ligjit kanë marrë urdhër për lirimin Bashkisë së Kievit dhe Shtëpisë së Sindikatave të kryeqyteti, të cilat janë zaptuar prej demonstruesve, njofton Agjencia LIGABiznesInform (ЛІГАБізнесІнформ).

Shërbimi për shtyp i policisë së Kievit i ka përgënjeshtruar deklaratat e Partisë opozitare "Batkivshina" ("Atdheu") se forcat speciale të policisë "Berkut" kanë marrë me sulm selinë e partisë.

Marina Soroka, Zëdhënëse e Partisë opozitare ukrainase "Batkivshina" ("Atdheu"), e cila kryesohet nga Julia Timoshenko, njoftoi se efektivët e forcave speciale të policisë "Berkut" kanë marrë nën kontroll Shtabin qendror të partisë në Kiev.

Krerët e opozitës ndërprenë urgjentisht konferencën e vet për shtyp dhe u nisën drejt postblloqeve në qendër të Kievit.

Forcat e sigurisë në Kiev kanë bllokuar plotësisht Sheshin e Pavarësisë (Majdanit), ku ndodhen pjesëmarrësit e protestës së opozitës në mbështetje të integrimit evropian të Ukrainës.

"Autoritetet po përpiqen të ushtrojnë presion psikologjik mbi ne dhe të na trembin, por njerëzit nuk kanë ndërmend të largohen nga Sheshi i Pavarësisë dhe do të qëndrojë deri në fund.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
2
5
6
7
8
11
12
13
14
15
16
18
19
20
21
22
23
25
26
27
28
29
30
31