×
policia, Gusht 2013

Një balonë me turistë desantoi në territorin e shkollës së riedukimit për të mitur në qytetin Cesis të Letonisë, njoftoi policia lokale.

Në Irlandën e Veriut (Ulster) është gjetur një depo armësh, pronarët e së cilës kishin planifikuar të kryenin sulme ndaj oficerëve të ruajtjes së rendit.

Në Kanë vodhën një unazë me vlerë 72 mijë €, njoftoi policia franceze.

Ministri francez i Punëve të Brendshme, Manuel Valls, bëri thirrje për hetimin e incidentit, gjatë të cilit një polic spërkati me gaz fytyrën e një gruaje afroamerikane në qytetin e Tours.

Policia gjermane liroi dy personat, të cilët një burrë 24-vjeçar i mbajti peng deri në momentin e fundit në bashkinë e vjetër të qytetit bavarez të Ingolstadt.

Në veri të Gadishullit të Sinait si pasojë e një sulmi të militantëve mbetën të vrarë 24 policë, ndërsa 3 të tjerë u plagosën.

Qeveria e Brazilit shprehu shqetësimin e saj serioz në lidhje me ndalimin e shtetasit brazilian, David Miranda, në aeroportin "Heathrow" në përputhje me legjislacionin britanik të anti-terrorizmit.

Policia gjermane beson se nuk ka kurrfarë ndërlidhurie midis marrjes së pengjeve në Bashkinë e Ingolstadt dhe mitingut paraelektoral të planifikuar sot në këtë qytet me pjesëmarrjen e Kancelares Angela Merkel.

Në qytetin bavarez Ingolstadt sot ka ndodhur një pengmarrje.

Të paktën 36 të burgosur, anëtarë të Lëvizjes "Vëllazëria Myslimane", humbën jetën në Egjipt kur tentuan të arratiseshin gjatë transportimit të tyre në një burg jashtë kufijve të Kajros.

15 oficerë të policisë janë vrarë në Egjipt në përleshjet me mbështetësit e Presidentit të rrëzuar nga pushteti, Mohammed Mursi, të cilët dolën në mitingjet antiqeveritare me thirrjen e lëvizjes "Vëllazëria Myslimane", njofton kanali televiziv "Al Arabiya".

Viktima të trazirave në Egjipt po bëhen jo vetëm njerëzit por edhe vlerat kulturore. Protestuesit kanë filluar të djegin kishat e krishtere dhe tentuan tashmë të grabisin Muzeun Kombëtar në Aleksandri. Burimi kryesor i të ardhurave të Egjiptit - turizmi - gjithashtu ndodhet tani nën një goditje serioze: qeveritë e disa vendeve evropiane u kanë rekomanduar qytetarëve të tyre që të mos udhëtojnë atje.

Bota, viktimat, policia, turizmi, Egjipti, trazira, objekte të trashëgimisë kulturore

Policia e Koresë së Jugut përdori sot topat e ujit për shpërndarjen e demonstruesve në qendër të kryeqytetit.

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, u bëri thirrje oficerëve të policisë për të forcuar luftën kundër bandëve rrugore, të cilat u presin flokët femrave dhe i shesin më pas ato në sallonet e bukurisë për t’i përdorur më tej për zgjatje artificiale të flokëve ose për përgatitjen e parukeve.

Bashkëpunëtorët e forcave egjiptiane të sigurisë arrestuan ditën e mërkurë disa nga liderët e "Vëllazërisë Myslimane", thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të vendit.

Mbi 100 vetë humbën jetën si rezultat i shpërndarjes së kampeve të përkrahësve të Presidentit të rrëzuar të vendit, Mohammed Mursi, në Kajro më 14 gusht.

Efektivët e policisë egjiptiane filluan të mërkurën në mëngjes në Kajro shpërndarjen e demonstruesve, të cilët mbështesin Presidentin e rrëzuar nga pushteti, Mohammed Mursi.

Një shpërthim ndodhi ditën e mërkurë në Kajro pranë hyrjes në kopshtin zoologjik të qytetit, njofton televizioni lokal.

8 oficerë policie u plagosën gjatë trazirave në kryeqytetin e Irlandës së Veriut, Belfast, thuhet në një njoftim të policisë lokale.

Separatistët myslimanë provokuan trazira në shtetin indian të Jammu dhe Kashmirit, si pasojë e të cilave u plagosën disa dhjetëra persona.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
1
2
3
4
5
6
7
8
10
11
12
13
17
18
21
22
24
25
26
27
29
31