Policia e Madridit arrestoi 8 persona si rezultat i shpërndarjes së aksionit të protestës në Sheshin qendror Puerta del Sol në mëngjesin e ditës së martë. Gjithsej për tre ditët e fundit janë arrestuar 28 persona.
Policia e Norvegjisë njofton se pranë ndërtesës, ku po zhvillohen seancat dëgjimore në lidhje me çështjen Breivik, një burrë kreu aktin e vetëdjegies në shenjë proteste. Ai u dërgua urgjentisht në spital me djegie të rënda.
Policia e rajonit Kamçatka është vënë në regjim të përforcuar patrullimi të zonave të grumbullimit të arinjve pas vrasjes së një peshkatari në periferitë e qytetit Viliuçinsk prej dy grabitqarëve të sapozgjuar nga gjumi letargjik.
Gjatë trazirave në kryeqytetitin e Gjermanisë natën e 1 majit në të gdhirë të datës 2 u plagosën 31 policë, njofton botimi “Berliner Kurier”. Disa nga prishësit e qetësisë u arrestuan.