×
Al-Qaeda

Kreu i degës afgane të "Al-Qaeda" Farouk al-Qahtani më 28 shkurt deklaroi se ka ndërmend t’i rikthejë organizatës së vet ndikimin e mëparshëm në Afganistan, njoftojnë mediat.

Përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB, Bashar Xhafari (Bashar Jaafari), ka akuzuar autoritetet saudite për mbajtjen e lidhjeve me "Al-Qaeda" dhe mbështetjen e terroristëve.

Zbulimi irakian deklaroi mbi synimin e rebelëve sirianë të njësive të grupit ekstremist "Dzhebhat An-Nusra" për të rrëmbyer përfaqësuesit e misionit diplomatik të Kombeve të Bashkuara.

Moska prej kohësh argumenton se fitorja e opozitës do ta shndërrojë Sirinë në një vatër të ekstremizmit islamik. Ruajtja e Bashar Al-Assadit në pushtet - ky është më i miri ndër gjithë skenarët e mundshëm të zgjidhjes së krizës siriane. Tani për këtë kanë filluar të flasin hapur edhe politikanët perëndimorë. Dhe për ndryshimin e pikëpamjes së vet ndaj asaj që po ndodh në Siri ata kanë vënë tashmë në dijeni rebelët sirianë.

Shërbimet speciale izraelite gjatë një operacioni të fshehtë arrestuan Samer Al-Barak, i cili konsiderohet si një nga ekspertët kryesorë të "Al-Qaeda" në fushën e armëve biologjike.

Lideri i "Al-Qaeda", Ayman al-Zavahiri, emëroi grupin radikal islamik "Fronti Al-Nusra" njësinë e vetme të "Al-Qaeda" në Siri, njofton ditën e premte Agjencia e lajmeve EFE.

Tashmë që prej kohësh nuk është më sekret për askënd se në vendet aleate lindore NATO-ja po krijon faktikisht plasdarmën për militantët e "Al-Qaeda", tregoi për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" eksperti rus për Lindjen e Mesme, Stanisllav Tarasov:

Një nga liderët e "Al-Qaeda" Anas Al-Libi, i cili u kap në Libi gjatë një operacioni special të ushtarakëve amerikanë në fillim të tetorit, u dërgua në Shtetet e Bashkuara, njoftuan autoritetet amerikane.

Militantët e grupit terrorist sirian "Al-Nusra Front" morën nën kontrollin e vet një autobus me pasagjerë në veri të vendit.

Grupi ekstremist "Shteti Islamik Irak dhe Levant", i lidhur me "Al-Qaeda", nënshkroi një marrëveshje armëpushimi me forcat opozitare, "Ushtrinë e Lirë Siriane".

Koalicioni kombëtar i forcave të armatosura të opozitës së Sirisë dënoi sulmet e militantëve, të ndërmarra kundër trupave qeveritare, në njësitë e "Ushtrisë së Lirë Siriane" - krahu ushtarak kryesor i opozitës.

Grupi ekstremist "Shteti Islamik Irak dhe Levant" njoftoi marrjen nën kontroll të qytetit të Azazit në pjesën veriore të Sirisë.

Qeliza afrikano-veriore e "Al-Qaeda" publikoi një video, ku janë xhiruar katër francezë, të cilët u morrën peng në minierën e uraniumit në Niger, si dhe një danez, një suedez dhe një afrikano-jugor, të cilët u rrëmbyen në veri të Malisë.

Komandanti i një grupi ekstremist, Ghulam Jan Vazir, u vra të enjten në Pakistan si pasojë e shpërthimit të një bombe.

"Al-Qaeda" planifikon të ndërmarrë sulme terroriste në trenat e shpejtësisë së lartë në Evropë, njofton gazeta gjermane "Bild" me referim tek burime të afërta me forcat e sigurisë.

Deklarata e Zëvendësdrejtorit të parë të CIA-s, Michael Morell, se rënia e regjimit të Bashar Al-Assadit mund të bëhet një kërcënim shumë i madh për sigurinë e SHBA-së, shkaktoi efektin e shpërthimit të një bombe. Pakkush mund të priste që përfaqësuesi i shërbimeve amerikane të zbulimit të pranonte se e ardhmja më e mundshme për Sirinë pa Assadin - do të jetë jo një shtet demokratik, i projektuar (i prerë) sipas kallëpeve të modeleve perëndimore, por më tepër një epiqendër e terrorizmit ndërkombëtar islamik.

6 anëtarë të dyshuar të "Al-Qaeda" u vranë natën në të gdhirë të së enjtes si pasojë e sulmit të një avioni pa pilot në provincën e Marib në perëndim të Jemenit.

Jemeni ka ndërmarrë masa të pashembullta sigurie në lidhje me kërcënimin e sulmeve terroriste nga ana e militantëve të organizatës "Al-Qaeda".

Rusia dënon vendosmërisht sulmet e radikalëve në Siri ndaj popullsisë paqësore kurde, deklaruan në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë.

Në verilindje të Sirisë po përshkallëzohet konflikti midis forcave vetëmbrojtëse kurde dhe grupeve ekstremiste të lidhura me organizatën “Al-Qaeda”.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2016
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2016
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31