×
aviacioni, Gusht 2013

Aviacioni i transportit dhe ai civil do të fillojnë të luajnë një rol shumë më të rëndësishëm, më serioz, në strukturën e përgjithshme të prodhimit të Korporatës së Bashkuar të ndërtuesve të avionëve. Por gjatë kësaj vëllimi i prodhimit të avionëve luftarakë nuk do të bjerë, premtoi Drejtori i Përgjithshëm i Korporatës, Mihaill Pogosjan, në Sallonin e 11-të Ndërkombëtar të teknikës së Aviacionin dhe asaj Kozmike ("MAKS-2013") në qytetin e Zhukovskij.

Pilotët e grupit të famshëm "Kreshnikët rusë" (russ. "Русские витязи") dhanë vlerësime mjaft të larta për sa i përket aftësive të pilotazhit të gjuajtësve "Su-30SM" (russ. "Су-30СМ"), të prodhuar nga korporata "Irkut".

Në qytetin e shkencës në periferitë e Moskës - Zhukovskij - po vazhdon punën e vet Salloni i 11-të Ndërkombëtar i teknikës së Aviacionit dhe asaj Kozmike ("MAKS"). Pjesa e biznesit e kësaj ekspozite po përfundon dhe ne mund të flasim tashmë për dhjetra kontrata të nënshkruara për furnizimin e avionëve dhe ofrimin e shërbimeve të mirëmbajtjes për ta.

Kompanitë e ndërtimit të avionëve në kuadër të programit të biznesit të Sallonit Ndërkombëtar të teknikës së Aviacionit dhe asaj Kozmike "MAKS-2013" në Zhukovskij, në periferitë e Moskës, nënshkruan kontrata për furnizimin e avionëve të rinj me një shumë prej rreth 16 miliardë dollarë.

Salloni Ndërkombëtar i teknikës së Aviacionit dhe Kozmonautikës "MAKS-2013" në Zhukovskij, në periferitë e Moskës, sot hap dyert e tij për publikun e gjerë.

"Rosoboronexport" shpreson në zhvillimin e bashkëpunimit tekniko-ushtarak me Kinën në industrinë e aviacionit - një nga komponentët më të rëndësishëm të projekteve të përbashkëta, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i sipërmarrjes Anatoli Isajkin gjatë pritjes së ekipit kinez të pilotëve në "MAKS-2013".

Në Rusi po starton Salloni Ndërkombëtar i radhës, i 11-ti rresht, i teknikës së Aviacionit dhe asaj Kozmike. "MAKS-2013" premton të jetë një ekspozitë rekord përkatësisht numrit të pjesëmarrësve, si dhe të habisë e impresionojë vizitorët me programin tradicional të fluturimeve demonstruese.

Kryeministri rus Dimitri Medvediev mbërriti në Sallonin Ndërkombëtar të teknikës së Aviacionit dhe Kozmonautikës "MAKS-2013" në Zhukovskij.

Presidenti rus Vladimir Putin përshëndeti pjesëmarrësit dhe vizitorët e Sallonit XI Ndërkombëtar të teknikës së Aviacionit dhe Kozmonautikës "MAKS-2013".

Sot në qytetin e Zhukovskij në periferitë e Moskës u hap Salloni Ndërkombëtar i teknikës së Aviacionit dhe Kozmonautikës "MAKS-2013".

Në Sallonin rus të teknikës së aviacionit dhe kozmonautikës "MAKS-2013", i cili do të zhvillohet nga 27 gushti-1 shtator, Ministria e Mbrojtjes e Federatës Ruse do të përfaqësohet nga katër grupe të pilotazhit të lartë.

Fluturimet direkte midis Rusisë dhe Mauritanisë do të fillojnë më 1 nëntor, njofton ditën e premte faqja e Internetit e Ministrisë së Turizmit të Rusisë.

Forcat Ushtarake Ajrore të Izraelit dhanë goditje këtë mëngjes mbi një objektiv pranë Bejrutit në kundërpërgjigje të sulmeve të djeshme me raketa ndaj shtetit hebre nga territori i Libanit.

Më 20 gusht të vitit 2013 kompanisë ajrore indoneziane Sky Aviation iu dorëzua avioni i dytë "Sukhoi Superjet-100" (russ. "Сухой Суперджет-100") me numër serie 95027.

Salloni ndërkombëtar i teknikës së aviacionit "MAKS-2013", i cili do të hapet më 27 gusht në qytetin periferik të Moskës - Zhukovskij, premton ekspozimin e një numri të madh produktesh të reja. Mundësitë e avionëve, helikopterëve, UAVs dhe sistemeve të mbrojtjes kundërajrore janë në rritje për llogari të përsosjes së aparaturave e pajisjeve dhe përmirësimit të sistemeve të shkëmbimit të informacionit.

Sipas njoftimit të shërbimit për shtyp të kompanisë ajrore UTair, në korpusin e avionit "Boeing 737-500" është vendosur logo zyrtare "Ekaterinburg World Expo 2020".

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
1
2
3
4
5
6
7
8
10
11
12
13
15
16
17
18
19
20
22
24
25
28
31