×
aviacioni

Në dy vitet e ardhshme në Rusi do të zhvillohet një avion principialisht i ri me motor të lehtë, tregoi Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Denis Manturov. Për këtë qëllim janë akorduar tashmë 39 milionë $.

Më 5 dhjetor një avion "Sukhoi Superjet" kreu ulje emergjente në aeroportin e Çeljabinskut.

Ukraina dhe BE-ja parafuan marrëveshjen mbi zonën e përbashkët të aviacionit, njofton faqja e Internetit e përfaqësisë së Lituanisë në BE.

Komisioni Evropian ka lejuar kompanitë ajrore evropiane t’ju sigurojnë pasagjerëve shërbimet mobile të gjeneratës së tretë dhe të katërt - 3G dhe 4G - në bordin e avionit në lartësinë më shumë se 3 km.

Ministria amerikane e Drejtësisë ka arritur një marrëveshje me American Airlines dhe USA Airways, e cila do të lejojë kompanitë ajrore të përfundojnë procesin e bashkimit dhe të formojnë kompaninë ajrore më të madhe në botë.

Irani synon të fillojë prodhimin e avionëve të vet me korpus të gjerë.

Për dy vjet në rajonin e Uljanovskut do të krijohet një qendër për ndërtimin e avionëve të transportit, njoftoi në një takim në Uljanovsk Guvernatori i rajonit, Sergei Morozov.

Organizata e Aviacionit Civil të Britanisë së Madhe publikoi informacionin, sipas të cilit gjatë njërit prej fluturimeve të "Airbus A330" të një kompanie britanike të paidentifikuar të dy pilotët i ka zënë gjumi, dhe aeroplani për një kohë është drejtuar nga autopiloti, njofton botimi "Indipendent".

Rusia dhe NATO-ja po fillojnë stërvitjet mbi luftën kundër terrorizmit ajror "Qielli vigjilent-2013". 

Rusia ka informuar zyrtarisht palën ukrainase se duke filluar që nga viti 2014 nuk planifikon ta përdorë më tej poligonin "NITKA" (Qendra e trajnimit të aviacionit të Flotës Ushtarake Detare) që shtrihet pranë qytetit të Saki (Krime), për trajnimin e pilotëve të aviacionit të Flotës Ushtarake Detare të Rusisë.

Aviacioni i transportit dhe ai civil do të fillojnë të luajnë një rol shumë më të rëndësishëm, më serioz, në strukturën e përgjithshme të prodhimit të Korporatës së Bashkuar të ndërtuesve të avionëve. Por gjatë kësaj vëllimi i prodhimit të avionëve luftarakë nuk do të bjerë, premtoi Drejtori i Përgjithshëm i Korporatës, Mihaill Pogosjan, në Sallonin e 11-të Ndërkombëtar të teknikës së Aviacionin dhe asaj Kozmike ("MAKS-2013") në qytetin e Zhukovskij.

Pilotët e grupit të famshëm "Kreshnikët rusë" (russ. "Русские витязи") dhanë vlerësime mjaft të larta për sa i përket aftësive të pilotazhit të gjuajtësve "Su-30SM" (russ. "Су-30СМ"), të prodhuar nga korporata "Irkut".

Në qytetin e shkencës në periferitë e Moskës - Zhukovskij - po vazhdon punën e vet Salloni i 11-të Ndërkombëtar i teknikës së Aviacionit dhe asaj Kozmike ("MAKS"). Pjesa e biznesit e kësaj ekspozite po përfundon dhe ne mund të flasim tashmë për dhjetra kontrata të nënshkruara për furnizimin e avionëve dhe ofrimin e shërbimeve të mirëmbajtjes për ta.

Kompanitë e ndërtimit të avionëve në kuadër të programit të biznesit të Sallonit Ndërkombëtar të teknikës së Aviacionit dhe asaj Kozmike "MAKS-2013" në Zhukovskij, në periferitë e Moskës, nënshkruan kontrata për furnizimin e avionëve të rinj me një shumë prej rreth 16 miliardë dollarë.

Salloni Ndërkombëtar i teknikës së Aviacionit dhe Kozmonautikës "MAKS-2013" në Zhukovskij, në periferitë e Moskës, sot hap dyert e tij për publikun e gjerë.

"Rosoboronexport" shpreson në zhvillimin e bashkëpunimit tekniko-ushtarak me Kinën në industrinë e aviacionit - një nga komponentët më të rëndësishëm të projekteve të përbashkëta, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i sipërmarrjes Anatoli Isajkin gjatë pritjes së ekipit kinez të pilotëve në "MAKS-2013".

Në Rusi po starton Salloni Ndërkombëtar i radhës, i 11-ti rresht, i teknikës së Aviacionit dhe asaj Kozmike. "MAKS-2013" premton të jetë një ekspozitë rekord përkatësisht numrit të pjesëmarrësve, si dhe të habisë e impresionojë vizitorët me programin tradicional të fluturimeve demonstruese.

Kryeministri rus Dimitri Medvediev mbërriti në Sallonin Ndërkombëtar të teknikës së Aviacionit dhe Kozmonautikës "MAKS-2013" në Zhukovskij.

Presidenti rus Vladimir Putin përshëndeti pjesëmarrësit dhe vizitorët e Sallonit XI Ndërkombëtar të teknikës së Aviacionit dhe Kozmonautikës "MAKS-2013".

Sot në qytetin e Zhukovskij në periferitë e Moskës u hap Salloni Ndërkombëtar i teknikës së Aviacionit dhe Kozmonautikës "MAKS-2013".

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2017
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30