×
India, Janar 2013
Nga data 6 deri 10 shkurt në Bangalore do të zhvillohet ekspozita e 9-të ndërkombëtare e aviacionit "Aero India 2013". Në ekspozitë do të marrin pjesë prodhuesit kryesorë të aeroplanëve ushtarakë dhe civilë nga 27 vende.
India zhvilloi një test të suksesshëm të qitjes me raketën balistike K-15 Sagarika të nëndetëseve.
Lëvizja radikle pakistaneze "Tehrik-i-Taliban Pakistan" ("Lëvizja e Talebanëve të Pakistanit") i bëri thirrje SHBA-së dhe OKB-së të ndalojnë përhapjen në shtetin verior indian Jammu and Kashmir "të terrorizmit hindu", përndryshe grupi do të zhvillojë sulme në vend.
Kompania ajrore "Air India", pas transportuesve ajrorë në Japoni dhe SHBA, morri sot vendimin për
Përfaqësuesit e Komandës së Ushtrisë së Indisë dhe Pakistanit
Policia arrestoi 6 të akuzuar për një përdhunim tjetër në grup të një gruaje që po udhëtonte me autobus. Personi i shtatë i përfshirë në krim është shpallur në kërkim. Krimi ndodhi më 11 janar.
Kina dhe India, sipas vlerësimit të ekspertëve, deri në vitin 2020 do të bëhen konsumatoret kryesore të diamanteve në botë. Të dy vendet do të parakalojnë lideren aktuale - SHBA-në. Arsyeja për këtë është imitimi i traditës amerikane të mbajtjes së bizhuterive dhe aksesoreve me diamante.
Së paku 25 persona, duke përfshirë edhe 11 fëmijë, humbën jetën të enjten në një aksident automobilistik në afërsi të qytetit të Aurangabad, në shtetin lindor indian të Biharit.
Dy ushtarë indianë u vranë të martën si pasojë e një sulmi të befasishëm të ushtarakëve pakistanezë mbi një postbllok indian në Kashmir.
Pesë policë indianë u dënuan për mosveprim gjatë hetimit të vrasjes dhe, me shumë gjasa, të përdhunimit në grup të një punëtoreje 21-vjeçare të një fabrike në rrethinat e Nju Delhit.
Pesë të arrestuarit e përfshirë në çështjen e bujshme të përdhunimit të studentes në Nju Delhi dolën para gjyqit.
Në Delhi iu paraqitën aktakuzat zyrtare 5 burrave në lidhje me çështjen e bujshme penale të përdhunimit në grup të një studenteje në një autobus më 16 dhjetor. Tani ata mund të përballen me dënimin me vdekje.
Në Indi po bëhet thirrje për ta bërë publik emrin e viktimës së përdhunimit në grup, e cila humbi jetën në Delhi, duke i vënë emrin e saj ligjit të ri kundër dhunës seksuale.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
4
5
6
9
12
13
15
18
19
20
21
22
23
25
26
27
29
30
31