×
India, 2013

Rusia dhe India ranë dakord për të krijuar një sipërmarrje të përbashkët në Indi për prodhimin dhe mirëmbajtjen e predhave reaktive për sistemin reaktiv rus të zjarrit me breshëri (russ. ПСЗО; shqip PSZO) "Smjerç", njoftuan në kompaninë shtetërore ruse të eksportit të armatimeve "Rosoboroneksport".

Aparati kozmik "Chang'e-3", në bordin e të cilit ndodhet roboti eksplorues i Hënës (moonwalker, rover) "Yutu" (ndryshe "Jade Rabbit buggy"), startoi nga kozmodromi "Xichang" (Xichang Satellite Launch Centre). Në mes të dhjetorit roboti eksplorues i Hënës duhet të aterohet në sipërfaqen e satelitit natyral të Tokës, të marrë mostrat e dheut hënor dhe të kryejë eksplorimin e mineraleve të dobishme atje. Dërgimi i astronautit kinez në Hënë mund të ndodhë pas vitit 2020.

Incidenti ndodhi në shtetin indian Kerala, i cili gjeografikisht pozicionohet në fqinjësi të afërt me Goa dhe tërheq në bregdetin e tij një numër të madh turistësh.

Qeveria e Indisë vendosi të prishë kontratën me kompaninë "Agusta Westland" (filial i grupit industrial italian "Finmeccanica") në sfondin e hetimit në vazhdim të çështjes që ka të bëjë me mitmarrjen për nënshkrimin e saj.

Më 16 nëntor të vitit 2013 në Severodvinsk do të zhvillohet ceremonia e dorëzimit Forcave Ushtarako-Detare të Indisë të aeroplanmbajtëses së projektit 11430 "Vikramaditya", të konstruktuar nga konvertimi i kryqëzorit aeroplanmbajtës të projektit 11434 "Admiral Gorshkov".

7 elefantë ngordhën të shtypur nën rrotat e një treni pasagjerësh në lindje të Indisë, njoftuan mediat lokale.

Sonda indiane e Marsit "Mangalyan" e ngriti me sukses orbitën e saj në një lartësi prej 118.000 km mbi Tokë, duke kompensuar pasojat e difektit që ndodhi një ditë më parë gjatë procesit të radhës të rritjes së orbitës, njoftoi Organizata indiane e kërkimeve kozmike.

Sot India testoi me sukses raketën balistike me rreze të mesme veprimi "Agni-I", e cila është e aftë të mbajë një mbushje luftarake.

India për herë të parë në historinë e vendit lëshoi një anije kozmike pa pilot drejt Planetit të Kuq.

Në shtetin indian të Assam-it rebelët-separatistë vranë 7 persona dhe plagosën 9 të tjerë.

Lideri i Partisë Popullore të Indisë, Narendra Modi, i cili vitin e ardhshëm synon të luftojë për postin e Kryeministrit të vendit, njoftoi zyrtarisht fillimin e ndërtimit të statujës më të lartë në botë.

Organizata indiane e Kërkimeve dhe Projektimeve në sferën e Mbrojtjes (DRDO) paraqiti në ekspozitën ndërkombëtare të teknologjive aerokozmike dhe të mbrojtjes Seoul International Aerospace and Defence Exhibition (Seoul ADEX 2013) në Korenë e Jugut raketën e re taktike "Pragati".

Si pasojë e përplasjes së një auto-cisterne të mbushur me karburant me një autobus në Indi humbën jetën 44 persona.

Ushtarakët rusë dhe ata indianë kryen të mërkurën operacionin antiterrorist "Indra-2013" në poligonin indian Mahajan.

India fajësoi Forcat e Armatosura pakistaneze për hapjen e zjarrit në drejtim të së paku 50 postblloqeve kufitare indiane në Kashmir.

Policia e shtetit jugor indian të Tamilnad-it arrestoi 35 marinarë të anijes Seaman Guard Ohio për hyrje të paligjshme në ujërat territoriale të Indisë me armë dhe municione në bord.

Qeveria e Indisë ka organizuar një ekspeditë arkeologjike në kërkim të 1.000 ton ari, të fshehur në rrënojat e një pallati të lashtë mbretëror.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin më 21 tetor do të diskutojë me Kryeministrin e Indisë, Manmohan Singh, mbi situatën në Siri dhe Afganistan.

Në qiellin mbi qytetin indian të Bangalore ndodhi një incident me avionin "Boeing-787" Dreamliner të kompanisë ajrore Air India.

Ditën e hënë një autobus me 34 turistë nga Franca u përmbys pas përplasjes me një kamion në qytetin Jodhpur në shtetin perëndimor indian Rajasthan.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
4
5
6
9
12
13
15
18
19
20
21
22
23
25
26
27
29
30
31