×
Palestina, Gusht 2013

Udhëheqësit e grupit palestinez Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës - Komanda e Përgjithshme paralajmëroi se do të kundërpërgjigjet në rast të fillimit të ndonjë operacioni ushtarak kundër Sirisë.

Raundi i katërt i bisedimeve palestinezo-izraelite të paqes u anulua sot për shkak të vdekjes së tre palestinezë gjatë përleshjeve me policinë izraelite në Bregun Perëndimor të lumit Jordan.

Shërbimi i Sigurimit i Autonomisë Palestineze arrestoi një banor të Tule Karem, i cili dyshohet për prodhimin dhe shitjen e parfumit "Aroma Mursi", të quajtur kështu për nder të Presidentit egjiptian të rrëzuar nga pushteti.

Aviacioni izraelit bombardoi ditën e mërkurë komplekset e maskuara raketahedhëse të militantëve palestinezë në pjesën veriore të Rripit të Gazës, njoftoi shërbimi për shtyp i ushtrisë së Izraelit.

Një grup prej 26 të burgosurish palestinezë, që mbahen aktualisht në burgjet izraelite, po përgatitet për t'u liruar. Vendimin për lirimin e tyre autoritetet izraelite e kanë marrë në prag të fillimit të bisedimeve me udhëheqësit e Autonomisë Palestineze. Megjithatë, njëkohësisht me këtë vendim u njoftua se ndërtimi i kolonive (vendbanimeve) hebreje në Bregun Perëndimor të lumit Jordan do të vazhdojë.

Autoritetet izraelite më 12 gusht shpallën emrat e 26 të burgosurve palestinezë, të cilët do të lirohen nga burgu në kuadër të rifillimit të negociatave për zgjidhjen e konfliktit palestinezo-izraelit.

Takimet në Uashington mes delegacioneve izraelit dhe palestinez nuk ishin negociata, por vetëm një përgatitje paraprake për mbajtjen e tyre. Mbi atë se kur do të fillojnë bisedimet, cilat janë objektivat e tyre dhe cili është roli i ndërmjetësve në to Radiokompanisë "Zëri i Rusisë" i tregoi në një intervistë ekskluzive Ministri i Jashtëm i Palestinës, Riyad Al-Maliki.

Negociatat e drejtpërdrejta pelestinezo-izraelite do të fillojnë menjëherë mbas përfundimit të Ramazanit, pas 11 gushtit, deklaroi ditën e enjte Ministri i Punëve të Jashtme i Palestinës, Riyad al-Maliki, në një intervistë për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë".

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
5
6
7
8
9
10
11
15
16
17
18
19
20
22
23
24
25
27
28
29
30
31