×
Palestina

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas shprehu shpresën se Rusia do të luajë një rol qendror në rregullimin e problemeve të Lindjes së Mesme.

Kasaforta, si rezultat i shpërthimit të së cilës gjeti vdekjen Ambasadori palestinez në Republikën Çeke, nuk ishte hapur nga askush për 20-25 vitet e fundit. Sipas njoftimeve të mediave, më parë ai ishte vendosur në ndërtesën e vjetër të misionit diplomatik dhe u zhvendos prej andej në godinën e re, ku Ambasadori Jamal Al Jamal u transferua vetëm dy ditë më parë.

Ambasadori palestinez në Republikën Çeke, Jamal Al Jamal, vdiq nga plagët e marra gjatë shpërthimit që ndodhi në banesën e tij.

Ambasadori palestinez në Republikën Çeke u plagos si rezultat i një shpërthimi të fuqishëm në Pragë, njoftoi Zëdhënësi i Ambasadës.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe Lideri palestinez Mahmoud Abbas që prej disa vjetësh kanë komunikuar mes tyre me anë të ndërmjetësve në Londër, njofton të enjten faqja e Internetit e gazetës më të madhe izraelite "Yedioth Ahronoth".

Ri-ekzaminimi i mbetjeve mortore të udhëheqësit palestinez Jaser Arafat nuk është i nevojshëm, ai vdiq nga shkaqe natyrore dhe jo prej ekspozimit ndaj rrezatimit radioaktiv, u tha gazetarëve të enjten Kreu i Agjencisë Mediko-Biologjike Federale Vladimir Uiba.

Presidenti izraelit Shimon Peres mendon se marrëveshja e paqja midis Izraelit dhe Palestinës duhet të përfundohet urgjentisht.

Radiostacioni "Zëri i Rusisë" ka mësuar se deri në fund të këtij viti Moskën do ta vizitojë Presidenti palestinez Mahmoud Abbas. Ai njoftoi për këtë në intervistën e vet ekskluzive me "Zërin e Rusisë".

Delegacioni i politikanëve palestinezë, i cili po zhvillonte bisedimet e paqes me Izraelin, në përbërje të plotë dha dorëheqjen për shkak të mungesës së përparimit në negociata, thuhet në një deklaratë të Kreut të Administratës Kombëtare Palestineze (AKP), Mahmoud Abbas. 

Në 11 nëntor u mbushën plot 9 vjet që nga dita e vdekjes së Jaser Arafatit (Yasser Arafat). Udhëheqja e Autonomisë Kombëtare Palestineze është e prirur për t’iu përmbajtur pikëpamjes se Udhëheqësi palestinez është helmuar, tha në një intervistë me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" gjenerali Tawfiq Tirawi.

Ekzaminimi i eshtrave të Jaser Arafatit, që u krye në Zvicër dhe Rusi, konfirmon se vdekja e Presidentit të parë të Autonomisë Kombëtare Palestineze nuk ishte e natyrshme, njoftoi në një konferencë për shtyp në Ramallah Kreu i Komisionit Hetimor palestinez Tawfiq Tirawi.

"Kjo është një vrasje politike", - kështu e komentoi e veja e Jaser Arafatit (Yasser Arafat) lajmin e marrë se shkak për vdekjen e burrit të saj, ish-Kreut të Autonomisë Palestineze, u bë helmimi me polonium. Versionin e helmimit e konfirmojnë rezultatet e ekzaminimit të bërë nga Instituti i Radiofizikës në Lozanë (Lausanne) të Zvicrës.

Autoritetet palestineze planifikojnë të bëjnë publike të shtunën në një konferencë për shtyp rezultatet e ekspertëve rusë dhe atyre zviceranë, të cilët për gjatë një viti janë marrë me gjetjen e shkakut të vdekjes së Liderit palestinez, Yasser Arafat.

Autoritetet palestineze morrën në duar konkluzionin e ekspertëve të huaj, të cilët u angazhuan në punën për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së Yasser Arafat, duke verifikuar, midis të tjerash, edhe versionin mbi helmimin e tij me polonium radioaktiv, njoftoi Agjencia palestineze e lajmeve "Maan".

Të paktën pesë militantë palestinezë u vranë dhe një numër po i tillë ushtarësh izraelitë u plagosën gjatë përleshjeve në kufirin me Rripin e Gazës, njoftoi shërbimi për shtyp i Forcave Mbrojtëse të Izraelit dhe krahu luftarak i lëvizjes në pushtet në enklavë "Hamas".

Palestina nuk është e kënaqur nga vijimi i procesit të negociatave me Izraelin dhe ka dyshime në lidhje me synimet e mira të izraelitëve, deklaroi Ambasadori palestinez në Rusi, Fayed Mustafa.

Izraeli liroi grupin e dytë të të burgosurve palestinezë prej 26 personash. Marrëveshja me Administratën Palestineze për lirimin e tyre nga burgu u arrit me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.

Qeveria izraelite do të lirojë edhe 26 të burgosur palestinezë në kuadër të marrëveshjeve të arrituara më parë për rifillimin e bisedimeve të paqes në Lindjen e Mesme.

Kreu i Agjencisë federale mjeko-ligjore të Rusisë (AFML) Vladimir Ujba deklaroi se shkaku i vdekjes së Liderit palestinez, Yasser Arafat, nuk mund të ketë qenë helmimi me polonium.

Për herë të parë gjatë ekzistencës së Izraelit në botën arabe po shfaqet mendimi se Izraeli nuk është armiku i arabëve", - deklaroi Kryeministri i shtetit hebre, Benjamin Netanyahu.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2017
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31