×
Izraeli, Tetor 2013

Natën e kaluar 6 avionë të Forcave Ushtarake Ajrore izraelite, duke fluturuar nëpërmjet territorit libanez, goditën bazën e mbrojtjes ajrore në rajonin e qytetit port sirian Latakia, njoftuan mediat libaneze.

Kryetari i parlamentit izraelit, Yuli Edelstein, e shpalli Presidentin e Francës, Francois Hollande, "persona non grata" në muret e Knesset-it, pasi ai vendosi të mos flasë para deputetëve gjatë vizitës së tij të muajit nëntor në shtetin hebre.

Palestina nuk është e kënaqur nga vijimi i procesit të negociatave me Izraelin dhe ka dyshime në lidhje me synimet e mira të izraelitëve, deklaroi Ambasadori palestinez në Rusi, Fayed Mustafa.

Izraeli liroi grupin e dytë të të burgosurve palestinezë prej 26 personash. Marrëveshja me Administratën Palestineze për lirimin e tyre nga burgu u arrit me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.

Ish-Ministri i Punëve të Jashtëm i Britanisë së Madhe i quajti paratë hebree pengesën kryesore në rrugën e procesit të paqes në Lindjen e Mesme, shkruan gazeta izraelite "Haaretz".

Qeveria izraelite do të lirojë edhe 26 të burgosur palestinezë në kuadër të marrëveshjeve të arrituara më parë për rifillimin e bisedimeve të paqes në Lindjen e Mesme.

Në kufirin midis Libanit dhe Sirisë avionët luftarakë izraelitë hapën zjarr dhe asgjësuan një autokolonë kamionësh të ngarkuar me raketa siriane, të cilat ishin të destinuara për militantët e lëvizjes libaneze "Hezbollah", shkruan gazeta kuvajtiane "Aljarida" duke cituar një burim të lartë në Jeruzalem.

Turqia ka ndihmuar Iranin të zbulojë "një rrjet spiun", i cili vepron në Iran dhe transmeton informacionin sekret në Izrael.

Izraeli në prag të bisedimeve të "gjashtëshes" së ndërmjetësve ndërkombëtarë dhe Iranit u bëri thirrje fuqive perëndimore për të mos zbutur sanksionet kundër Teheranit.

Për herë të parë gjatë ekzistencës së Izraelit në botën arabe po shfaqet mendimi se Izraeli nuk është armiku i arabëve", - deklaroi Kryeministri i shtetit hebre, Benjamin Netanyahu.

Administrata e Presidentit të Iranit, Hassan Rouhani, anuloi ditën e premte konferencën anti-izraelite në Teheran, e cila mbahej çdo vit gjatë drejtimit të paraardhësit të tij, Mahmoud Ahmadinejad.

Kreu i Administratës Kombëtare Palestineze Mahmoud Abbas pranoi të takohet me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu pa kushte paraprake.

Këtë javë Forcat Ushtarake Ajrore izraelite zhvilluan stërvitje, gjatë të cilave u krye furnizimi me karburant në ajër i avionëve gjuajtës, thuhet në njoftimin e publikuar të enjten në mbrëmje në faqen zyrtare të Internetit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF - Israel Defence Forces).

Presidenti çek Milos Zeman të dielën mbërriti për një vizitë 4-ditore në Izrael.

Dhjetra fermerë palestinezë u rikthyen në tokat, të cilat 30 vjet më parë u ishin konfiskuar për ndërtimin e qendrës së banuar hebraike Homesh.

Ministri i Jashtëm sirian Walid Muallem deklaroi se qeveria e vendit të tij dëshiron të rivendosë sovranitetin sirian mbi Lartësitë e Golanit.

Ushtarët izraelitë hapën zjarr mbi dy persona, të cilët iu dukën atyre të dyshimtë dhe që po përpiqeshin t'i afroheshin rrethimit që ndan territorin izraelit nga Rripi i Gazës.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2013
3
5
6
8
9
10
12
13
16
18
19
20
21
22
24
25
26
27
29