×
Izraeli, 2013

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe Lideri palestinez Mahmoud Abbas që prej disa vjetësh kanë komunikuar mes tyre me anë të ndërmjetësve në Londër, njofton të enjten faqja e Internetit e gazetës më të madhe izraelite "Yedioth Ahronoth".

Sot ushtria izraelite hapi zjarr ndaj disa objektivave në territorin sirian në kundërpërgjigje të sulmit nga përtej kufirit, njoftoi komanda e Ushtrisë së Mbrojtjes së Izraelit (Israel Defense Forces).

Presidenti izraelit Shimon Peres mendon se marrëveshja e paqja midis Izraelit dhe Palestinës duhet të përfundohet urgjentisht.

Marrëveshjet e Gjenevës në lidhje me programin bërthamor të Iranit shkaktuan pakënaqësinë serioze të Izraelit. Edhe pse druajtjet e Tel Aviv-it shumëkujt mund t’i duken patologjike, në thelbin e vet ato kanë megjithatë një bërthamë racionale.

Presidenti amerikan Barack Obama në një bisedë telefonike me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu diskutoi çështjet që shqetësojnë Izraelin në lidhje me marrëveshjen mbi programin bërthamor të Iranit.

Radiostacioni "Zëri i Rusisë" ka mësuar se deri në fund të këtij viti Moskën do ta vizitojë Presidenti palestinez Mahmoud Abbas. Ai njoftoi për këtë në intervistën e vet ekskluzive me "Zërin e Rusisë".

Izraeli ka ndërmend të kërkojë partnerë të rinj në vend të Shteteve të Bashkuara në sfondin e përkeqësimit të marrëdhënieve me Uashingtonin për shkak të qëndrimit të tij ndaj disa çështjeve ndërkombëtare, deklaroi të mërkurën Ministri i Jashtëm izraelit Avigdor Lieberman gjatë një fjalimi në një forum publik në Sderot.

Më 20 nëntor Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka qenë me një vizitë zyrtare në Moskë. Ai diskutoi me Presidentin Vladimir Putin marrëdhëniet dypalëshe ruso-izraelite, situatën në Lindjen e Mesme, duke përfshirë edhe konfliktin sirian. Ndërsa pika kryesore e bisedimeve të tyre ishte programi bërthamor i Iranit.

Marrëdhëniet ruso-izraelite kanë vlerën e tyre, deklaroi Presidenti i Rusisë Vladimir Putin në një takim të mërkurën në mbrëmje në Moskë me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanjahu.

Ushtarakët izraelitë së bashku me kolegët e tyre amerikanë përfunduan me sukses qitjet e dyta në kuadër të testimeve të sistemit të ri të Mbrojtjes antiraket "David’s Sling", të projektuar për interceptimin e raketave me rreze të shkurtër veprimi, deklaruan në Ministrinë e Mbrojtjes të Izraelit.

Sot pritet të mbërrijë në Moskë me një vizitë të shkurtër pune Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu. Është e qartë se çështja kryesore, që do të diskutohet në kryeqytetin rus gjatë saj, do të jetë "problemi bërthamor" i Iranit. Vizita e tij do të zhvillohet në prag të takimit të ri të "Gjashtëshes" së ndërmjetësve ndërkombëtarë me zyrtarët iranianë në Gjenevë më 21-22 nëntor.

Presidenti rus Vladimir Putin do të presë sot në Kremlin Kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanjahun, i cili do të mbërrijë në Moskë për një vizitë të shkurtër pune.

Arabia Saudite është e gatshme t’i vërë në dispozicion Izraelit aerodromet e veta ushtarake dhe t’i ofrojë një kompleks të tërë shërbimesh, në qoftë se Tel Avivi do të vendosë të godasë Iranin. Ky lajm fantastik është përhapur kohët e fundit nga mediat botërore. Në fakt, disa ekspertë nuk e quajnë aspak të mbinatyrshëm një skenar të tillë të zhvillimit të ngjarjeve.

Shërbimet speciale izraelite gjatë një operacioni të fshehtë arrestuan Samer Al-Barak, i cili konsiderohet si një nga ekspertët kryesorë të "Al-Qaeda" në fushën e armëve biologjike.

Forcat Ushtarake Ajrore të Izraelit sulmuan dy komplekse të lëshimit të raketave në veri të Rripit të Gazës në përgjigje të zjarrit të hapur me mortaja mbi territorin izraelit, njoftoi të enjten shërbimi për shtyp i Ushtrisë së Mbrojtjes të Izraelit (CAHAL).

Delegacioni i politikanëve palestinezë, i cili po zhvillonte bisedimet e paqes me Izraelin, në përbërje të plotë dha dorëheqjen për shkak të mungesës së përparimit në negociata, thuhet në një deklaratë të Kreut të Administratës Kombëtare Palestineze (AKP), Mahmoud Abbas. 

Pas kritikave nga ana e SHBA-së dhe palestinezëve Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu pezulloi zbatimin e planeve për të ndërtuar rreth 20.000 shtëpi të reja për kolonët hebrenj në Bregun Perëndimor të lumit Jordan.

"Marrëdhëniet e veçanta" mes SHBA-së dhe Izraelit po shpërbëhen shumë shpejt. Mediat amerikane po u bien kambanave të alarmit: Uashingtoni dhe Tel Avivi, të cilët vepronin më parë "si kuaj të mbrehur në një qerre", nuk po bien dot dakord tani as mbi situatën në Siri dhe as për programin bërthamor të Iranit.

Bashkëpunëtorët e Departamentit të Hetimeve Penale të Moskës arrestuan një qytetar 40-vjeçar nga Izraeli, i cili për gjatë 8 viteve ka qenë në kërkim ndërkombëtar për një seri plaçkitjesh të armatosura dhe i dënuar në mungesë nga Gjykata e Jeruzalemit me 26 vjet heqje lirie, njofton shërbimi për shtyp i policisë së Moskës.

Ekzaminimi i eshtrave të Jaser Arafatit, që u krye në Zvicër dhe Rusi, konfirmon se vdekja e Presidentit të parë të Autonomisë Kombëtare Palestineze nuk ishte e natyrshme, njoftoi në një konferencë për shtyp në Ramallah Kreu i Komisionit Hetimor palestinez Tawfiq Tirawi.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
5
6
7
11
12
13
15
17
18
19
20
24
26
27
29