×
programi bërthamor, Shtator 2013

Izraeli ka të paktën 200 mbushje bërthamore, çka shkakton mungesën e stabilitetit në rajonin e Lindjes së Mesme, deklaroi Ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif, në një intervistë për kanalin amerikan ABC.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për çështjet e jashtme Catherine Ashton shprehu mirënjohjen e saj për Kreun e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit për "qëndrimin ambicioz dhe konstruktiv", i cili ndihmoi në hartimin e orarit të zgjidhjes së çështjes bërthamore të Iranit.

Rusia përshëndet gatishmërinë e Iranit për të avancuar në drejtim të zhgjidhjes së programit bërthamor, duke treguar një transparencë më të madhe, deklaroi sot Presidenti rus Vladimir Putin në samitin e Organizatës për Bashkëpunim të Shanghait.

Disa prova të tërthorta dëshmojnë se Koreja e Veriut ka filluar punën në Yongbyon, por pala ruse ende nuk ka të dhëna mbi rifillimin e punës së reaktorit, deklaroi një burim diplomatik në Moskë, duke komentuar mbi temën e mediave amerikane.

Koreja e Veriut ka filluar punimet për rivënien në punë të reaktorit me plutonium në Yongbyon.

Bombardimi i objekteve bërthamore që përdoren për qëllime paqësore në Siri do të çonte në rënien e teknologjive bërthamore në duart e terroristëve, mendon eksperti në fushën e energjisë bërthamore, Aleksandër Uvarov.

Gjatë 3 viteve të fundit Koreja e Veriut ka bërë përparim të konsiderueshëm në zhvillimet e veta bërthamore dhe në çdo kohë është e aftë të prodhojë armë bërthamore. 

Moska nuk i pranon përpjekjet e Phenianit për të shpallur në mënyrë të njëanshme veten si një fuqi ushtarake bërthamore, deklaroi sot Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
4
6
7
8
9
10
11
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
28
29