×
programi bërthamor, Gusht 2013

Irani ka instaluar edhe 1.861 centrifuga shtesë për pasurimin e uraniumit në qendër në Natanz, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm deri në 15.416, njoftohet në raportin e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA).

Koreja e Veriut propozoi zhvillimin e negociatave që synojnë ndërprerjen e programit bërthamor të Koresë së Veriut, midis Phenianit, Seulit, Pekinit dhe Uashingtonit, por sipas një burimi diplomatik në Pekin kjo nismë nuk ka gjetur mbështetje në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Irani e ka alarmuar përsëri gjithë botën me planet e veta bërthamore. Teherani deklaroi se po përgatitet të prodhojë të ashtuquajturin karburant prej uranium silicide (silicide fuel), i cili do të lejojë thjeshtësimin e ndjeshëm të pasurimit të uraniumit. Ky karburant është projektuar për reaktorin kërkimor në Teheran, deklaroi Organizata për Energjinë Atomike të Iranit.

Hassan Rohani, duke marrë pjesë për herë të parë në një konferencë për shtyp si President i vendit, parashtroi në të drejtimet kryesore të politikës së tij të ardhshme. Përkufizimi kryesor që i dha Rouhani kursit të vet - moderim.

Me sa duket nga të gjitha, në marrëdhëniet e ndërsjellta mes Iranit dhe Perëndimit po fillon periudha e njëfarë zbutjeje, çtensionimi. Në çdo rast, udhëheqja e re iraniane ka demonstruar gatishmërinë e vet për të negociuar dhe Perëndimi është i detyruar t’i përgjigjet me buzëqeshje asaj.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
1
2
3
4
5
6
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
21
22
23
24
25
26
29
30
31