×
programi bërthamor, 2013

Rusia do të përpiqet të arrijë një zgjidhje komplekse të çështjes bërthamore të Iranit, e cila do të parashikojë heqjen e të gjitha sanksioneve vepruese ndaj Republikës Islamike, duke përfshirë edhe ato të aplikuara prej Këshillit të Sigurimit të OKB-së, deklaroi Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Vitali Çurkin.

Irani do të pezullojë zhvillimin e programit të vet bërthamor në fund të dhjetorit të këtij viti ose në fillim të janarit të vitit 2014, deklaroi Përfaqësuesi iranian në Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA), Reza Najafi.

Autoritetet iraniane kanë ftuar inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA) të vizitojnë reaktorin bërthamor me ujë të rëndë në Arak më 8 dhjetor të vitit 2013, njoftoi sot Kreu i ANEA-s, Yukiya Amano.

Marrëveshjet e Gjenevës në lidhje me programin bërthamor të Iranit shkaktuan pakënaqësinë serioze të Izraelit. Edhe pse druajtjet e Tel Aviv-it shumëkujt mund t’i duken patologjike, në thelbin e vet ato kanë megjithatë një bërthamë racionale.

Mbas suksesit të nismës ruse për çarmatimin kimik të Sirisë, këtë fundjavë pasoi arritja e marrëveshjes mbi programin bërthamor të Iranit. Në mbështetje të marrëveshjeve mbi Iranin dhe përgatitjen e konferencës ndërkombëtare për Sirinë në intervistën e vet ekskluzive me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" u shpreh Zëvendëskryeministri, Ministri i Punëve të Jashtme të Shtetit të Kuvajtit, Sheikh Sabah Khalid Al-Hamad Al-Sabah.

Koncesionet në lidhje me programin e vet bërthamor, për të cilat Irani ra dakord mbas negociatave me "Gjashtëshen" e ndërmjetësve ndërkombëtarë në Gjenevë, nuk do të pengojnë aspak përdorimin prej tij të energjisë bërthamore për qëllime paqësore, mendojnë ekspertët. Megjithatë, Izraeli e quajti këtë marrëveshje një "gabim historik", duke besuar se ajo i lë shtigje Republikës Islamike për të zhvilluar armën bërthamore.

Presidenti amerikan Barack Obama në një bisedë telefonike me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu diskutoi çështjet që shqetësojnë Izraelin në lidhje me marrëveshjen mbi programin bërthamor të Iranit.

Kontradikta kryesore në negociatat e Iranit dhe "Gjashtëshes" së ndërmjetësuesve ndërkombëtarë të pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermanisë mbetet çështja e funksionimit të reaktorit me ujë të rëndë në Arak, njoftoi një burim në delegacionin iranian.

Më 20 nëntor Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka qenë me një vizitë zyrtare në Moskë. Ai diskutoi me Presidentin Vladimir Putin marrëdhëniet dypalëshe ruso-izraelite, situatën në Lindjen e Mesme, duke përfshirë edhe konfliktin sirian. Ndërsa pika kryesore e bisedimeve të tyre ishte programi bërthamor i Iranit.

"Gjashtëshja" e ndërmjetësve ndërkombëtarë dhe Irani shprehën në seancën plenare vendosmërinë e përgjithshme për të ecur përpara, deklaroi sot Sekretari për shtyp i Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Michael Mann.

Rusia beson në suksesin e negociatave të "Gjashtëshes" së ndërmjetësve ndërkombëtarë me Iranin, raundi i ardhshëm i të cilave hapet të mërkurën në Gjenevë, deklaroi Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Sot pritet të mbërrijë në Moskë me një vizitë të shkurtër pune Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu. Është e qartë se çështja kryesore, që do të diskutohet në kryeqytetin rus gjatë saj, do të jetë "problemi bërthamor" i Iranit. Vizita e tij do të zhvillohet në prag të takimit të ri të "Gjashtëshes" së ndërmjetësve ndërkombëtarë me zyrtarët iranianë në Gjenevë më 21-22 nëntor.

Irani e quajti gënjeshtër të pastër deklaratën në lidhje me faktin se në territorin e tij në provincën Isfahan ndodhet një bazë sekrete nëntokësore bërthamore. 

Arabia Saudite është e gatshme t’i vërë në dispozicion Izraelit aerodromet e veta ushtarake dhe t’i ofrojë një kompleks të tërë shërbimesh, në qoftë se Tel Avivi do të vendosë të godasë Iranin. Ky lajm fantastik është përhapur kohët e fundit nga mediat botërore. Në fakt, disa ekspertë nuk e quajnë aspak të mbinatyrshëm një skenar të tillë të zhvillimit të ngjarjeve.

Irani është i gatshëm, me shpejt nga sa pritej, të ndalojë pasurimin e uraniumit mbi 5%, deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një bisedë telefonike me Presidentin e Iranit, Hassan Rouhani, tha se tani u duk një shans real për gjetjen e rrugëzgjidhjes në çështjen që ka të bëjë me programin bërthamor të Iranit, njoftoi shërbimi për shtyp i Kremlinit.

Programi bërthamor i ka kushtuar Iranit gjithsej 170 miliardë dollarë.

Irani dhe Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA) më 11 nëntor arritën një marrëveshje mbi bashkëpunimin afatgjatë të drejtuar për të kapërcyer mosmarrëveshjet e lidhura me programin bërthamor të Iranit.

Rusia bën thirrje për të mos humbur mundësinë e krijuar për zgjidhjen e situatës së lidhur me programin bërthamor iranian, tha Sergei Lavrov në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të ASEM - Forumit "Azi-Europë".

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, deklaroi në përfundim të raundit të parë të bisedimeve me "gjashtëshen" në Gjenevë se palët kanë mundur të arrijnë një progres të caktuar.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
26
27
28
29
30
31