|
|
Evropa dhe Shtetet e Bashkuara mund t’i ofrojnë një ndihmë të konsiderueshme financiare Ukrainës. Në lidhje me një skenar të tillë të mundshëm të zhvillimit të ngjarjeve deklaroi Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton. Sipas fjalëve të saj, tashmë po zhvillohet jo vetëm skenari i investimeve të drejtpërdrejta financiare, por edhe një kompleks i tërë masash. Përfaqësuesit e opozitës ukrainase thonë se për stabilizimin e situatës në vend do të duhen të paktën 15 miliardë $.