×
opozita, Janar 2014

Nënpresidenti i SHBA-së Joe Biden kërkoi nga Presidenti i Ukrainës Viktor Janukoviç që të heqë dorë nga vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme në vend dhe të tërheqë forcat speciale nga rrugët e Kievit. Vetë Presidenti ukrainas anuloi tashmë paketën e "ligjeve të 16 janarit" dhe shpalli amnistinë për pjesëmarrësit e trazirave në rrugë. Në sfondin e përshkallëzimit të krizës politike në të gjithë vendin mbi dorëheqjen e vet deklaroi Kryeministri ukrainas, Mykola Azarov.

Verhovna Rada (parlamenti) e Ukrainës mori sot vendimin për njohjen si të shfuqizuara të ligjeve të miratuara me 16 janar në shkelje të rregulloreve, të cilat kufizojnë të drejtat dhe liritë kushtetuese të njeriut.

Aktivistët e lëvizjes shoqërore "Kauza e përbashkët" (russ. "Общее дело") zaptuan godinën e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë qymyrit të Ukrainës.

Protestuesit në natën e së premtes pushtuan ndërtesën e Ministrisë së Politikës Agrare dhe Ushqimit të Ukrainës, të vendosur jo shumë larg Sheshit të Pavarësisë (Majdanit) në Kiev.

Bisedimet dypalëshe midis përfaqësuesve të qeverisë dhe opozitës së Sirisë, të cilat ishin planifikuar të fillonin në mëngjesin e 24 janarit, janë shtyrë për një kohë të pacaktuar për shkak të ngurrimit dhe mosdëshirës së opozitës siriane për ta mbajtur këtë takim në prezencë të të Dërguarit të posaçëm të OKB-së dhe Lidhjes së Shteteve Arabe, Lakhdar Brahimi, deklaroi Këshilltarja e Presidentit të Sirisë, Buseina Shaaban.

Protestuesit në qytetin e Rivne në Ukrainën perëndimore u dyndën me vrull sot në Administratën shtetërore rajonale të Rivne.

Udhëheqësit e opozitës ukrainase Vitali Kliçko (Vitali Klitschko) Arseni Jasenjuk (Arseny Yatsenyuk) dhe Oleg Tjagnibok (Oleg Tyahnibok) do të vazhdojnë negociatat me autoritetet e vendit për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Në qendër të kryeqytetit ukrainas po vazhdojnë përleshjet mes njësive të forcave speciale të sigurisë "Berkut" dhe anëtarëve të grupeve radikale rinore. Shumë të rinj të përfshirë në trazira janë aktivistë të organizatave nacionaliste të krahut ekstrem.

Sërish u dogj një godinë banimi mu në qendër të Kievit, ku për të katërt ditë me radhë luftëtarët e repartit special të policisë "Berkut" po frenojnë përpjekjet e aktivistëve radikalë për të çarë rrugën drejt zonës ku janë vendosur ndërtesat e qeverisë në kryeqytet.

Gjatë natës së fundit në Kiev pothuajse 1.500 persona u drejtuan për ndihmë në shërbimin mjekësor të Shtabit të rezistencës kombëtare, që merret me koordinimin e lëvizjes së protestës, dhe në ekipet e ndihmës së shpejtë të lëvizshme. Për këtë njoftoi koordinatori i shërbimit mjekësor të Majdanit, Oleg Musij.

Bota, Ukraina, opozita, trazira, të lënduarit, ndihmë mjekësore

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon ka tërhequr ftesën e bërë prej tij delegacionit iranian, duke refuzuar të pranojë si parakusht krijimin e qeverisë kalimtare në Siri.

Gazeta parlamentare "Zëri i Ukrainës" ka publikuar të gjitha ligjet e miratuara më 16 januar nga Verhovna Rada, të cilat kufizojnë të drejtat dhe liritë civile. Dispozitat ligjore do të hyjë në fuqi menjëherë në ditën që pason ditën e publikimit të akteve legjislative - pra, nga ora 24:00 e 22 janarit.

"Rusia ka luajtur një rol vendimtar në organizimin e konferencës së paqes "Gjeneva-2".

Rrezja e veprimit të raketave me gaz toksik Sarin, të përdorura në gusht të vitit 2013 në periferitë e Damaskut, dëshmon qartë se këto municione nuk mund të jenë lëshuar nga forcat e armatosura të Sirisë.

Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e paralajmëruan opozitën siriane në lidhje me ndërprerjen e mundshme të mbështetjes në qoftë se grupi i saj kryesor - Koalicioni Kombëtar Sirian - nuk do të marrë pjesë në bisedimet e paqes në Gjenevë javën e ardhshme.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2014
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2014
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
15
16
19
20
26
27
29
30
31