×
opozita, 2 dhjetor 2013

Opozita ukrainase, përkrahësit e të cilës po zhvillojnë protesta masive në Kiev dhe qytete të tjera të vendit, ka filluar negociatat për krijimin e qeverisë së përkohshme.

Mijëra njerëz janë mbledhur në një miting të hënën në mbrëmje në Sheshin e Pavarësisë (Majdan) në qendër të kryeqytetit ukrainas - Kiev, tubimit vazhdojnë t’i bashkohen shumë pjesëmarrës të tjerë.

Kryeministrja tajlandeze Yingluck Shinawatra deklaroi se ajo nuk do të japë dorëheqjen dhe nuk do të shpërndajë parlamentin, pasi ajo e konsideron qeverinë e saj kushtetuese.

Gjatë fundjavës kryeqyteti ukrainas u trondit nga trazirat masive. Si rezultat i përleshjeve u plagosën 165 pjesëmarrës të aksioneve të protestave dhe më shumë se njëqind oficerë të zbatimit të ligjit. Tani protestuesit janë mbledhur pranë ndërtesës së qeverisë ukrainase dhe kanë bllokuar të gjitha hyrjet e saj.

Në mëngjesin e së hënës, më 2 dhjetor, nga Sheshi i Pavarësisë (Majdani) në Kiev, ku u mblodhën përkrahësit e opozitës, drejt ndërtesës së qeverisë u nis një kolonë prej 5-6 mijë protestuesish.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
5
7
8
14
15
19
21
22
24
25
26
27
28
29
30
31