×
rusët, Gusht 2013

Shuma e parave të shpenzuara nga qytetarët rusë për të udhëtuar jashtë vendit në gjysmën e parë të vitit 2013 u rrit me 22% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi Organizata Botërore e Turizmit e OKB-së.

Anëtarët e Këshillit të Federatës të Rusisë do të mbështesin projektin e restaurimit të memorialit rus të luftës në Beograd, u tha gazetarëve të enjten Kryetari i Komitetit të Këshillit të Federatës Ruse për Politikën Sociale Valeri Rjazanskij.

Refuzimi i takimit me Kryetarin e shtetit rus, Vladimir Putin, nga ana e Presidentit të SHBA-së Barack Obama nuk do të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe, mendojnë rusët.

Piloti 17-vjeçar rus Sergei Sirotkin nënshkroi marrëveshjen me ekipin zviceran të kampionatit të "Formula 1", "Sauber", çka do t’i mundësojë atij debutimin në kampionat që në sezonin e ardhshëm, njofton revista "Der Spiegel".

Turistët rusë po vazhdojnë të kalojnë pushimet në Egjipt. Përleshjet e përgjakshme ndërmjet forcave të sigurisë dhe mbështetësve të "Vëllazërisë Myslimane" dhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nga autoritetet e vendit nuk patën ndonjë efekt të ndjeshëm në jetën e resorteve bregdetare. Ndërkohë, evakuimi i shtetasve të huaj nga Egjipti tashmë filloi.

Rusia do të dërgojë një grup pune në Libi për të kontaktuar në lidhje me çështjen ligjore të bashkatdhetarëve Aleksandër Shadrov dhe Vladimir Dollgov, të dënuar për dhënien e ndihmës regjimit të Muammar Gaddafi, njoftoi Zëdhënësi i Ministrisë së Punë të Jashtme ruse, Aleksandër Llukasheviç.

Operatorët turistikë rusë kanë filluar të korrektojnë planet e tyre lidhur me dërgimin e turistëve rusë në Egjipt, njoftoi sot Drejtoresha Ekzekutive e Shoqatës së Operatorëve turistikë rusë, Maja Llomidze.

Ekipet indoneziane të shpëtimit gjetën shtetasin rus, i cili qe zhdukur që më 10 gusht në ishullin e Java-s, njoftoi sekretari për shtyp i Ambasadës ruse në Indonezi.

Kampionia olimpike ruse Elena Llashmanova fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror të Atletikës së Lehtë në Moskë në disiplinën ecje sportive në distancën 20 km.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
14
17
18
19
20
21
22
24
25
26
27
28
31