×
Britania e Madhe, Janar 2014

Si rezultat i rritjes së papritur të nivelit të rrezatimit është pezulluar puna e objektit bërthamor Sellafield në veri-perëndim të Anglisë. Shumicës së punonjësve të tij u është rekomanduar të mos dalin në punë, njoftojnë mediat.

Kryeministri britanik David Cameron përshëndeti fillimin e shitjes së medikamentit kundër artritit, të zhvilluar nga kompania anglo-ruse "Pro Bono Bio".

Në Britaninë e Madhe dy persona u dënuan me burg për fyerje dhe kërcënime të adresuara nga ata, nëpërmjet rrjetit social Twitter, një aktivisteje të lëvizjes feministe.

George Michael do të nxjerrë një album të ri në vitin 2014. Release e CD-së së tij nën emrin «Symphonica» është planifikuar për në 17 mars.

Princi Harry i Britanisë së Madhe po përfundon shërbimin në Aviacionin e Ushtrisë dhe po transferohet për të vazhduar shërbimin në shtabin e Londrës të Forcave të Armatosura, njoftoi të premten Kensington Palace.

Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e paralajmëruan opozitën siriane në lidhje me ndërprerjen e mundshme të mbështetjes në qoftë se grupi i saj kryesor - Koalicioni Kombëtar Sirian - nuk do të marrë pjesë në bisedimet e paqes në Gjenevë javën e ardhshme.

Gjatë kohës së fluturimit mbi Britaninë e Madhe aeroplani "A320 Airbus" gati sa nuk u përplas me një UFO (disk fluturues), deklaroi piloti i avionit.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2014
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2014
1
2
3
4
5
6
7
8
10
11
12
13
15
16
17
18
19
21
23
24
25
26
28
30