×
Turqia, 13 maj 2013
Një gjuajtës turk "F-16" u rrëzua në provincën e Osmaniye, 40 km nga kufiri sirian. Fjalët e fundit që u tha piloti shërbimeve të dispeçerisë ajrore në terren ishin se ai do të katapultohej.
Provokim, të kryer për implikimin e Turqisë në ngjarjet e përgjakshme në Siri, i quajti Kryeministri i vendit Tajip Erdogan sulmet terroriste në qytetin Reyhanli, për organizimin e të cilave autoritetet turke akuzojnë shërbimin sirian të zbulimit.
Komanda turke humbi lidhjen me një aeroplan ushtarak në jug të vendit, jo shumë larg kufirit sirian, njofton botimi turk “Hurriyet”. Sipas të dhënave të Agjencisë Reuters, ka humbur kontakti me gjuajtësin “F-16”. Detaje të tjera nuk bëhen të ditura.
Të gjithë 9 të ndaluarit të dyshuar për përfshirje në shpërthimet e ditës së shtunë në afërsi të kufirit me Sirinë, në qytetin turk të Reyhanli, janë shtetas të Republikës së Turqisë. Kjo është deklaruar nga Zëvendëskryeministri turk, Beshir Atalay, në një konferencë shtypi në provincën Hataj. Fillimisht autoritetet turke kanë akuzuar për kryerjen e sulmeve terroriste zbulimin sirian.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Maj 2013
Kalendari i ngjarjeve
Maj 2013
3
4
5
7
8
9
11
12
18
19
21
24
25
26
28
29