×
Turqia, Janar 2013
Turqia përfundoi testimet e pranimit për shfrytëzim të avionit të ri pa pilot “Anka”, me zhvillimin e të cilit kompania turke “Turkish Aerospace Industries” (TAI) është marrë që nga fundi i vitit 2009.
Të paktën 7 persona u bënë viktima të shkarjes së dheut
Sistemet e raketave të mbrojtjes kundërajrore të NATO-s do të fillojnë patrullimin luftarak në Turqi para fundit të kësaj jave. Kjo u deklarua nga Gjenerali i Brigadës i NATO-s, Gary Deakin.
Një avion i kompanisë ajrore turke “Turkish Airlines”, i cili po realizonte fluturimin nga Stambolli në Izmir, u godit nga rrufeja, njoftojnë mediat lokale. Asnjë nga 114 personat e ndodhur në bordin e tij nuk u lëndua.
Komplekset raketore të mbrojtjes kundërajrore “Patriot” të NATO-s para fundit të kësaj jave do të vihen në dezhurn luftarak në Turqi.
Turqia do të ndërtojë në Stamboll një nga aeroportet më të
Dislokimi i dy komplekseve të raketave amerikane të mbrojtjes kundërajrore "Patriot", të vendosura në jug të Turqisë për mbrojtjen kundër sulmeve të mundshme me raketa nga Siria, mund të përfundojë të shtunën më 12 janar.
Stuhia që goditi Libanin, Jordaninë, Turqinë, Izraelin dhe territoret palestineze, mori jetën e të paktën 17 personave.
Filloi faza aktive e operacionit të NATO-s për transferimin në Turqi të komplekseve raketore të mbrojtjes kundërajrore "Patriot". Ato po sillen me anije mallrash nga Gjermania dhe Holanda për tu vendosur përgjatë kufirit me Sirinë. Këto komplekse pritet të mbërrijnë në Turqi deri në fund të janarit dhe brenda një muaji do të dislokohen në pikat e caktuara.
Sot në brigjet e Turqisë ra një tërmet me magnitudë 5.7, njofton Shërbimi Gjeologjik i SHBA-ve.
Ushtarët turq vranë 12 rebelë kurdë gjatë përleshjeve të armatosura në kufirin turko-irakian.
Në Turqi ka filluar vendosja në kufirin me Sirinë e gjashtë komplekseve raketore të mbrojtjes kundërajrore "Patriot" - përkatësisht dy nga SHBA, Gjermania dhe Holanda.
Komplekset raketore holandeze të mbrojtjes kundërajrore “Patriot” do të transportohen në Turqi më 22 janar. Disa dhjetëra ushtarakë nga Holanda dhe Gjermania do të mbërrijnë në Turqi, duke filluar që nga java e ardhshme.
Ushtarakët amerikanë, të cilët do të duhet të bëjnë përllogaritjet e sistemeve të raketave të mbrojtjes kundërajrore "Patriot" në kufirin turko-sirian, mbërritën në Turqi.
Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Gjenerali Ismail Hakki Karadayi, u arrestua si i dyshuar në lidhje me përpjekjen e organizimit të një grushti shteti në vitin 1997, njofton Agjencia France Presse.
Tre nxënës të një shkolle u plagosën si pasojë e shpërthimit të një bombe artizanale në provincën e Sirnak në juglindje të Turqisë, njofton Agjencia e lajmeve Xinhua, duke cituar mediat lokale.
Kryeministri i Irakut Nouri al-Maliki mbajti një fjalim në kanalin televiziv "Al-Iraqiya", duke u kanosur të përdorë forcën për të ndalur trazirat në provincat sunite, ku për të dhjetën ditë rresht po zhvillohen demonstrata masive antiqeveritare.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
5
6
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
26
27
30
31