×
Turqia, 2013

Në Turqi, për shkak të një skandali korrupsioni në të cilit është përfshirë edhe djali i tij, dha dorëheqjen Ministri i Brendshëm i Turqisë, Muammer Güler.

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se disa pjesë të Maqedonisë, Bullgarisë, Bosnjë dhe Hercegovinës si dhe Trakës Perëndimore "janë në të vërtetë territore turke". Po përse Turqia, që aspiron për anëtarësim në Bashkimin Evropian, për hyrjen në të cilin ajo ka nevojë për mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare të tij, duke përfshirë Greqinë dhe Bullgarinë, vendosi të kujtojë me zë të lartë pretendimet e veta territoriale?

Kryeministri i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan) u zotua për t’i thyer duart kundërshtarëve të vet, nëse ata nuk do të rreshtin së shpifuri kundër qeverisë së tij.

Policia e Turqisë ka ndërmarrë në Stamboll një operacion në shkallë të gjerë në lidhje me rastin e korrupsionit, duke arrestuar gjatë kësaj 22 vetë, midis të cilëve edhe biznesmenë të njohur në vend si dhe bijtë e 3 ministrave të qeverisë turke.

BE-ja dhe Turqia nënshkruan një marrëveshje mbi kthimin në Turqi të emigrantëve të paligjshëm nga vendet e treta, të cilat kanë depërtuar në BE nëpërmjet territorit të Turqisë.

Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, deklaroi se ai i konsideron një gabim ngjarjet e fillimit të shekullit të kaluar, që lidhen me deportimin (dëbimin) e armenëve. Ai e vlerësoi këtë masë si "të gabuar dhe çnjerëzore".

Ushtarakët turq qëlluan me armë zjarri mbi një vajzë 7-vjeçare refugjate nga Siria, e cila po përpiqej të kalonte kufirin siriano-turk.

Bullgaria në shkurt do të përfundojë ndërtimin e gardhit 33 km të gjatë prej teli me gjemba në kufirin me Turqinë për të kufizuar fluksin e emigrantëve të paligjshëm në vend, njoftoi Ministri i Mbrojtjes Angel Najdenov.

Ministrat e Punëve të Jashtme të Turqisë dhe Iranit, respektivisht Ahmet Davutoglu dhe Javad Zarif, ditën e mërkurë folën mbi ndërprerjen e luftimeve në Siri para Konferencës ndërkombëtare të paqes në Gjenevë.

Sistemet raketore siriane të mbrojtjes kundërajrore morrën në shenjë një gjuajtës "F-16" të Forcave Ushtarake Ajorore turke, i cili po kryente një fluturim të planifikuar mbi krahinën turke të Hatay, dhe e mbajtën atë në shënjestër për 20 sekonda, njoftoi Shtabi i përgjithshëm i Ushtrisë turke.

Ndërtimi i sektorit të gazsjellësit "South Stream" në zonën ekskluzive ekonomike të Turqisë do të fillojë në vitin 2014, njoftoi Presidenti rus Vladimir Putin.

Federata Ruse dhe Turqia synojnë ta rrisin tregtinë midis dy vendeve aty nga viti 2020 deri në 100 miliardë $, deklaroi Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan.

Marrëdhëniet Rusi-Turqi po zhvillohen me sukses, konstatoi Presidenti i Federatës ruse Ruse, Vladimir Putin, në një takim me Kryeministrin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Policia turke plagosi në këmbë dhe arrestoi më pas një terrorist të dyshuar vetëvrasës në afërsi të rezidencës së Kryeministrit të vendit, Rexhep Tajip Erdogan, në Ankara.

Turqia i kushton rëndësi të madhe vizitës 2-ditore të kryetarit të qeverisë që ka filluar sot në Rusi, deklaroi në një intervistë për një gazetë ruse Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Japonia dhe Turqia filluan negociatat mbi krijimin e një sipërmarrje të përbashkët për zhvillimin dhe prodhimin e motorëve të tankeve kryesorë luftarakë.

Rojet kufitare turke shkëmbyen zjarr me kontrabandistët, të cilët po përpiqeshin të transportonin nga Siria në territorin e Turqisë një sasi të madhe lëndësh kimike që mund të përdoren për prodhimin e armëve kimike.

Tuneli i parë hekurudhor nën Ngushticën e Bosforit, që lidh Azinë me Europën, do të inaugurohet sot në Stamboll, në ditën e 90-vjetorit të themelimit të Republikës Turke.

Njeriu më i gjatë në botë, shtetasi turk Sulltan Kosen, gjatësia e të cilit arrin deri në 2.51 metra, u martua.

Dy aeroplanë pasagjerësh të kompanisë ajrore "Turkish Airlines" u përplasën sot në Aeroportin Ndërkombëtar Ataturk të Stambollit.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
5
6
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
26
27
30
31