×
gazetarët, Tetor 2013

Korrespondenti i kanalit televiziv arab Al Arabiya Mohammad Sayed u vra në provincën e Aleppo-s në pjesën veriore të Sirisë.

Policia franceze më 22 tetor arrestoi 4 të rinj të dyshuar për përfshirjen në vdekjen e gazetares televizive Caroline Corvalan, trupi i së cilës i ndarë në pjesë dhe gjysmë i dekompozuar u gjet në fund të shtatorit në një nga kolektoret në Paris.

Kanali televiziv satelitor Sky News Arabia ka humbur kontaktet me grupin e saj xhirues, i cili punon në veri të Sirisë.

Ditën e mërkurë Ministria e Punëve të Jashtme e Francës lëshoi ​​një deklaratë, nga e cila rezulton se që në verë në Siri janë rrëmbyer 2 gazetarë nga Franca - reporteri Nicolas Henin dhe fotografi Pierre Torres.

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Mohammad Javad Zarif, anuloi të gjitha takimet e tij të ditëve të ardhshme dhe udhëtimet në vijim - ai përfundoi në spital pasi lexoi artikullin e kushtuar bisedës së kohëve të fundit të Presidentit të Iranit, Hassan Rouhani, me Presidentin e SHBA-së, Barack Obama.

Kanali televiziv britanik "Indipendent Television News/Channel 4 News" mori çmimin ndërkombëtar "Emmy" në kategorinë e edicionit të lajmeve televizive për informimin në lidhje me luftimet në qytetin sirian Homs. 

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2013
1
3
4
5
6
7
8
10
11
12
13
14
15
16
18
19
20
21
23
24
25
26
27
28
29
31