×
gazetarët, Gusht 2013

Burimi kryesor i informacionit i website "WikiLeaks", ish-ushtari 25-vjeçar i Ushtrisë së SHBA-së Bradley Manning, i cili u dënua me 35 vjet burg, e ka deklaruar veten femër. "Më thërrisni që këtej e tutje me emrin Chelsea Manning", - kërkoi ai, duke deklaruar se dëshiron t’i nënshtrohet terapisë hormonale. Kurse në aeroportin "Hithrou" të Londrës u arrestua edhe një tjetër demaskues - braziliani David Miranda, i dashuri i reporterit të gazetës "The Guardian" Glenn Greenwald.

Të enjten në mbrëmje 5 burra të paidentifikuar përdhunuan një gazetare 22-vjeçare në qytetin e Mumbait.

Autoritetet britanike arritën nga botimi "The Guardian" asgjësimin e plotë në Londër të materialeve të dorëzuara atij nga ish-oficeri i CIA-s, Edward Snowden.

Efektivët e forcave egjiptiane të sigurisë në një postbllok të qytetit Damanhur në veri të vendit qëlluan për vdekje me armë zjarri një gazetar të botimit egjiptian "Al-Ahram".

Qeveria e Brazilit shprehu shqetësimin e saj serioz në lidhje me ndalimin e shtetasit brazilian, David Miranda, në aeroportin "Heathrow" në përputhje me legjislacionin britanik të anti-terrorizmit.

Në Egjipt persona të armatosur sulmuan grupin e xhirimit të gazetarëve të kanalit televiziv "Russia 24" gjatë udhëtimit të tyre nga aeroporti për në hotel.

Të mërkurën fotokorrespondenti i kanalit televiziv britanik Sky News Michael Douglas u bë viktimë e trazirave në Kajro, njoftuan mediat egjiptiane, duke iu referuar informacionit të marrë nga mjekët.

Në Moskë në moshën 83-vjeçare vdiq gazetari dhe udhëtari i njohur Vasili Peskov.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
16
17
18
21
22
24
25
26
27
28
29
30
31