×
Hëna, 2013

Banorët e Tokës do të shohin dy eklipse hënore dhe dy diellore në vitin 2014, treguan astronomët siberianë. Gjithashtu pranë Tokës do të fluturojnë 1 asteroid dhe 7 kometa.

Rover-i i parë në 37 vjet, që arriti në sipërfaqen e satelitit natyror të Tokës, filloi të transmetojë imazhe nga sipërfaqja hënore.

Aparati kozmik "Chang'e-3", në bordin e të cilit ndodhet roboti eksplorues i Hënës (moonwalker, rover) "Yutu" (ndryshe "Jade Rabbit buggy"), startoi nga kozmodromi "Xichang" (Xichang Satellite Launch Centre). Në mes të dhjetorit roboti eksplorues i Hënës duhet të aterohet në sipërfaqen e satelitit natyral të Tokës, të marrë mostrat e dheut hënor dhe të kryejë eksplorimin e mineraleve të dobishme atje. Dërgimi i astronautit kinez në Hënë mund të ndodhë pas vitit 2020.

Kina lëshoi robotin e saj të parë eksplorues të Hënës. Misioni "Chang'e-3" u nis drejt Hënës natën në të gdhirë të së hënës.

Koreja e Jugut ka si qëllim të nxjerrë në orbitën rreth Hënës një satelit të vetin dhe më pas të dërgojë në sipërfaqen e këtij trupi qiellor një robot të vogël eksplorues.

Eklipsi i fundit hënor i sivjetëm do të ndodhë natën duke u gdhirë 19 tetori, ai do të jetë jo i plotë, por gjysmëhije - drita e natës do të reduktohet vetëm me 0.79 të diametrit të saj.

Në Agjencinë Kozmike Ruse “Roscosmos” filloi puna përgatitore për mundësimin e krijimit të një baze të banuar hënore, njoftoi Drejtor i Institutit të Kërkimeve Kozmike, Akademiku Lev Zeljonij.

Asteroidi i zbuluar kohët e fundit "2013 PS13" të premten do të fluturojë në një distancë pothuajse të njëjtë mes Tokës dhe Hënës.

Sa serioz është problemi i meteorëve në Hënë? Rusia dhe vendet e tjera kanë ndërmend të ndërtojnë atje baza të banuara afatgjata. Edhe pse në lidhje me rreziqet që i presin atje njerëzit agjencitë hapësinore preferojnë të mos i kujtojnë edhe një herë të tepërt komunitetit ndërkombëtar. Goditja e fundit që iu dha Hënës pak kohë më parë nga një trup qiellor nxorri në pah realitetin e këtij problemi.
Amerikanëve do t’u duhet të bëjnë një zgjedhje të vështirë - në mes të krijimit të bazës në Hënë dhe eksplorimit të asteroideve, siç propozoi Presidenti i SHBA-së Barak Obama. Secili prej këtyre programeve kërkon shpenzime jashtëzakonisht të mëdha, prandaj duhet të zgjidhet vetëm një nga ata.
Agjencia Federale Kozmike ruse ("Roskozmos") në vitin 2015 do të fillojë lëshimin e aparateve shkencore në Hënë, ku në të ardhmen planifikohet të krijohen baza dhe observatorë, njoftoi Kreu i dikasterit, Vladimir Popovkin, në një intervistë për televizionin rus.
Kina po vërshon drejt kozmosit me një shpejtësi në rritje. Në vitin 2013 ajo synon të nxjerrë në orbitë 20 satelitë. Në rast suksesi Kina do ia kalojë Rusisë dhe SHBA-ve për sa i përket këtyre treguesve. Në veçanti, në gjysmën e dytë të vitit, Kina planifikon të lëshojë një satelit spiun në Hënë.
Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA) dhe Administrata Kombëtare amerikane për Hapësirën dhe Aeronautikën (NASA) kanë nënshkruar marrëveshjen për krijimin e modulit të shërbimit për anijen e drejtuar (pilotuar) “Orion”, që po projektohet, për realizimin e fluturimeve përtej kufijve të orbitës rrethtokësore në bazë të anijes evropiane të transportimit të ngarkesave ATV. (Ky është shkurtim i emrit Automated Transfer Veficle (Anije Automatike Transporti).
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
22
23
24
26
27
28
29
30
31