×
biznesi, 2013

Kompania e aksesoreve të çmuara Tiffany & Co do t’i paguajë prodhuesit zviceran të orave Swatch Group 499 milionë $ si kompensim për dështimin e planeve të përbashkëta të biznesit.

Tregtarët (dealers) rusë të automobilave parashikojnë se viti 2014 do të jetë edhe më pak i suksesshëm, madje i disfavorshëm, për këtë sferë të biznesit se sa viti 2013.

Presidenti i kompanisë së naftës "Rosneft" Igor Seçin kryeson klasifikimin e 25 top-menaxherëve më të paguar në Rusi, sipas vlerësimit të revistës "Forbes".

Forumi ndërkombëtar i zhvillimit teknologjik u hap të enjten në Novosibirsk. Evenimenti i madh do të zgjasë dy ditë.

Rusia hyri në listën "Top-100" të vendeve përkatësisht kushteve të zhvillimit të biznesit. Banka Botërore dhe Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) kanë publikuar renditjen e rejtingut vjetor të Doing Business, në të cilin vlerësohet klima për mjedisin e biznesit në 189 shtete të botës.

Rusia i ka përmirësuar treguesit e saj në fushën e krijimit të një mjedisi të favorshëm për biznesin dhe brenda një viti u ngjit nga vendi i 112-të në vendin e 92-të në renditjen botërore të Doing Business, të hartuar nga Banka Botërore dhe Korporata Financiare Ndërkombëtare.

Biznesi rus është duke u përgatitur për të mbrojtur të drejtat e veta në tregjet e huaja. Gjatë vitit të parë të anëtarësimit në Organizatën Botërore të Tregtisë janë evidetuar 79 masa ekzistuese diskriminuese ndaj eksporteve ruse në vendet e OBT-së.

Treshja liderëve midis biznesmenëve më të pasur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2013 ka mbetur e pandryshuar në krahasim me vitin e kaluar: lista për të 20-tën herë me radhë është kryesuar nga themeluesi i "Microsoft Corp.", Bill Gates, vendin e dytë e zuri investitori i njohur Warren Buffett, pronari i "Berkshire Hathaway", ndërsa në vend të tretë u rendit bashkëthemeluesi dhe Drejtori i Përgjithshlm i "Oracle Corp.", Larry Ellison.

Liderët e "G-20" mendojnë se rritja ekonomike mund të arrihet nga ndërveprimi i qeverisë, biznesit dhe sindikatave.

Samiti i shtatorit i "Grupit të të Njëzetëve" në Shën Petersburg do të jetë kulminacion i Kryesisë ruse në "G-20", e cila filloi në dhjetor të vitit 2012. Gjatë kësaj kohe Moska ka arritur të rinovojë formatin e "Njëzetëshes": të tërheqë në dialog shoqërinë civile dhe biznesin, të sjellë për diskutim dhe të bashkërendisë një numër të madh vendimesh, theksojnë ekspertët.

Kaloi dita e parë e Sallonit të 11-të Ndërkombëtar të teknikës së Aviacionit dhe asaj Kozmike "MAKS-2013", që u hap në Zhukovskij në periferitë e Moskës. Tashmë që në startimin e ekspozitës u përfunduan disa kontrata për furnizimin dhe mirëmbajtjen e avionëve rusë. Përshtypjet e veta në lidhje me punën në "MAKS-2013" i ndanë me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" pjesëmarrësit dhe ekspertët e tij.

Konsulli i Nderit i Republikës së Italisë në Ekaterinburg, Roberto D'Agostino, i tregoi Agjencisë IPA mbi drejtimet prioritare të punës së Konsullatës dhe ndau me të përshtypjet e veta për qytetin dhe vetë Rusinë.

Këshilli Botëror i Naftës - ngjarja më e rëndësishme në industrinë e naftës - do të mbahet në Moskë në qershor të vitit të ardhshëm. Rusia do të jetë organizatorja e Këshillit për herë të dytë në historinë e tij 80-vjeçare.

Aktivitete të tilla të rëndësishme si Forumi Ekonomik Ndërkombëtar i Shën Petersburgut (FENP, russ. ПМЭФ) ushtrojnë një ndikim vendimtar në zhvillimin e ekonomisë botërore dhe proceset globale politike. Me këtë mendim pajtohen plotësisht ekspertët - mysafirë të Forumit të XVII Ekonomik Ndërkombëtar të Petersburgut.
Menjëherë me 6 pozicione - nga vendi i 48 deri në atë të 42 - u ngrit Rusia në renditjen e rejtingut të konkurrencës së ekonomive të mëdha. I tillë është rezultati i një studimi të zhvilluar nga Shkolla Zvicerane e Biznesit - IMD. Rritja tregon qartë për evidentimin e trendit pozitiv, vënë në dukje ekspertët.
2.5 trilionë dollarë - të tilla rezultojnë humbjet, sipas të dhënave të OKB-së, që i janë shkaktuar njerëzimit nga fatkeqësitë natyrore që prej fillimit të shekullit të XXI. Uljes së rrezikut dhe minimizimit të pasojave të fatkeqësive natyrore mund t’i shërbente për mrekulli aleanca e shteteve me biznesin privat, mendojnë ekspertët e OKB-së.
Biznesi rus është i kërkuar në Afrikë, njoftoi të hënën Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, pas bisedimeve në Moskë me Kryetaren e Komisionit të Bashkimit Afrikan, Nkosazana Dlamini-Zuma.
Janë hapur disa platforma diskutimi, midis të cilave një sërë i kushtohen zhvillimit të portaleve të biznesit të Internetit, të korporatave të biznesit, të marketingut si dhe të territoreve të turizmit.
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin u bën thirrje biznesmenëve nga vendet anëtare të BRICS të aktivizojnë punën për zgjerimin e projekteve multilaterale të investimeve. "Me iniciativën e Rusisë u themelua Këshilli i Biznesit.
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
3
4
5
6
7
9
10
11
12
13
14
15
16
18
19
20
21
22
23
25
26
27
28
29
30
31