×
financat, Tetor 2013

Irani mund të refuzojë të zbatojë projektin multimiliarder të furnizimit të gazit natyror në Pakistan nëpërmjet tubacionit, deklaratën në fjalë e bëri në prag në mbrëmje Ministri i naftës i vendit, Bican Namdar Zangane, në një konferencë ndërkombëtare për hidrokarburet në Teheran.

Statistika tejet alarmuese botoi Shoqata e Bankave të Kursimit të Gjermanisë (Deutscher Sparkassen-und Giroverband, DSGV). Ato dëshmojnë se norma e kursimeve të qytetarëve gjermanë ka rënë në nivelin më të ulët që nga viti 2002. Dhe ky është një sinjal shumë serioz për të gjithë zonën e euros, shpëtimi i së cilës varet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga sukseset ekonomike të Gjermanisë.

Kryetari i Bordit Drejtues të kompanisë ruse "Gazprom" Aleksei Miller deklaroi se Ukraina ende nuk ka paguar për furnizimin e saj me gaz në muajin gusht - 882 milionë $.

Ish-Ministri i Punëve të Jashtëm i Britanisë së Madhe i quajti paratë hebree pengesën kryesore në rrugën e procesit të paqes në Lindjen e Mesme, shkruan gazeta izraelite "Haaretz".

Parlamenti grek me shumicë votash mbështeti projektligjin që lejon anulimin e financimit shtetëror të partive të përfshira në veprimtari kriminale.

SHBA-ja po vlerëson dëmin e shkaktuar si pasojë e ndalimit të punës së qeverisë për shkak të papajtueshmërisë së kongresmenëve.

Vëllimi i programit shtetëror të zhvillimit socio-ekonomik të zonës së Arktikut të Rusisë deri në vitin 2020 do të kushtojë rreth 62 miliardë $, njoftoi Ministri i Zhvillimit Rajonal, Igor Sljunjajev.

Gjykata Evropiane e juridiksionit të përgjithshëm mori në shqyrtim 12 aplikacionet e të prekurve në mars nga vendimi për të cilin ranë dakord Eurogrupi dhe autoritetet qipriote në kushtet e dhënies Republikës të ndihmës antikrizë me përmasa 10 miliardë euro.

Kriza e buxhetit ka ngadalësuar rritjen ekonomike të Shteteve e Bashkuara të Amerikës, deklaroi Presidenti i vendit Barack Obama ditën e enjte në një fjalim televiziv. 

Një nga bankat më të mëdha komerciale amerikane "Chase" po ndërmerr vendosjen e një sërë kufizimeve në lidhje me transaksionet financiare.

Presidenti amerikan Barack Obama nënshkroi ligjin që rrit tavanin e borxhit dhe rifillon financimin e institucioneve shtetërore.

U bë e ditur se Partia "Bashkimi Kristian-Demokrat" (BKD), e cila kryesohet nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, mori 690 mijë € si donacion nga familja e industrialistëve Quandt, e cila zotëron pjesën më të madhe të koncernit "BMW".

Në samitin e ardhshëm të BE-së, i cili do të mbahet më 24-25 tetor, në mes tjerash do të shtrohet për diskutim edhe çështja e alokimit të fondeve për përsosjen e politikave të migracionit. Për këtë njoftoi Përfaqësuesi zyrtar i Komisionit Evropian, Michele Cercone.

Presidenti amerikan Barack Obama të mërkurën njoftoi emërimin e Janet Yellen në krye të Sistemit të Rezervës Federale të vendit.

Shtetet e Bashkuara vendosën të ndërpresin ndihmën ushtarake në të holla dhe armë të rënda për Egjiptin "për aq kohë sa nuk do të arrihet përparimi i besueshëm në drejtim të një qeverie të zgjedhur në rrugë demokratike", thuhet në deklaratën me shkrim të Departamentit amerikan të Shtetit.

SHBA-ja deri tani nuk është përcaktuar në lidhje me fatin e buxhetit të vet. Ndërsa kjo zvarrit negociatat mbi një çështje tjetër tejet të rëndësishme - rritjen e tavanit të borxhit publik të vendit. Dhe mungesa e lajmeve nga SHBA-ja ka filluar tashmë të drithërojë ethshëm tregjet botërore.

Administrata e Presidentit amerikan Barack Obama po përgatitet të reduktojë ndihmën ekonomike dhe ushtarake për Egjiptin, e cila akordohet çdo vit me një vlerë prej qindra miliona dollarësh.

Shpenzimet vjetore të Rusisë për kompleksin e armëve bërthamore gjatë 3 viteve të ardhshme planifikohen të rriten me më shumë se 1.5 herë.

Të martën Sistemi Federal i Rezervave të SHBA-së do të hedhë në qarkullim kartmonedhën e re 100-dollarëshe me një shkallë më të lartë të sigurisë.

Bankat amerikane në ditët e fundit po ngarkojnë në mëynrë aktive ATM mbi normën e zakonshme për të shmangur mungesat e parave në rast paniku të konsumatorëve në pritje të default, shkruan "The Financial Times".

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2013
5
6
7
11
12
13
14
19
20
21
22
24
25
26
27
30